Kalendari poetik: Barbara Brussa 7 korrik 1970 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Barbara Brussa
 
Kalendari poetik: Barbara Brussa 7 korrik 1970
Poete italiane, u lind në Venecia 51 vite më parë, shkruan thjesht për pasion, për të shprehur ndjenjat e saj. Ja një poezi nga poetja veneciane:
 
 
TË DASHUROJ
 
Më kot, heshtja dhe largësia
të brengosin zemrën;
nga brenda të dua, jo nga jashtë.
 
Të dashuroj
kur je pranë meje dhe kur je larg;
në pranverën e ngrohtë dhe kur fryn acar i dimrit;
të dua kur them të urrej,
sepse sado të flasë mëria,
ato fjalë ndjenja ime nuk i njeh.
 
Nëqoftëse për dreq, gabimisht Koha
bën të ftohet dashuria jote për mua
në lumin shterp të dyshimit,
më shumë do të të dua, edhe më shumë.
Sa për dy vetë do të të dashuroj, të shpëtojmë të dy.
 
Me gjithë shpirt do të të dua edhe
nëse, kur të vijë fund i jetës,
ajo NE e jona, zbërdhylur nga koha dhe rrebeshet,
e vetme të mbetet përballë
dritares së kujtimeve….
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s