Kalendari poetik: Nicolás Guillén (1902-1989) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Nicolás Cristóbal Guillén Batista
 
Kalendari poetik: Nicolás Guillén (1902-1989)
 
Shkrimtar dhe poet nga Kuba, më 10 korrik është data e lindjes së tij. Metis dhe bir i një skllavi, në të shumtën e herës tema e shkrimeve të tij i kushtohej gjendjes së popullsisë zezake. Pati studiuar për drejtësi në universitetin e Havanës, por nuk punoi asnjë ditë si jurist, sepse iu kushtua letërsisë. Ja një poezi prej tij:
 
 
RITAKIM
 
Nuk e di….Bëj sikur nuk e di.
As që më kujtohet sa vite kam jetuar
pa e takuar më.
Një shekull? Ndoshta.
Mbase më pak: nëntëdhjetë e nëntë vjet.
Apo një muaj? Ka të ngjarë. Sidoqoftë
prej shumë kohësh, pafundësisht shumë.
Më në fund, si trëndafil që papritur çel,
si lulekëmbanë që beftas dridhet,
ja një lajm.
Papritmas mësoj
që përsëri paskam për ta parë, do ta kem pranë,
të vërtetë, të prekshme, si në ëndërr.
Ç’shpërthim i përmbajtur!
Një bubullimë e shurdhët
më sillet ndër damarët
dhe atje shpërthen, lart,
brenda gjakut tim,
në një natë të stuhishme!
Do të ritakohemi, pastaj? Dhe mënyra
jonë e përshëndetjes, që kurrkush,
kurrë, s’kishte për ta kuptuar,
ç’është kjo mënyra jonë kështu?
Sa prekemi paksa, sikur na zë korrenti,
një shtërngim dore fshehtas, një vështrim, një rrahje zemre
që këlthet, që pa zë ulurin.
Dhe pastaj
(kujtoni kur ishit pesëmbëdhjetë vjeç)
një fërgëllimë fjalësh të burgosura,
fjalë syulur,
fjalë të prangosura
mes dëshmitarësh armiqësorë.
Dhe përsëri
një dashuri e përbërë prej “të dua”,
“ajo”, “do të doja,
por është e pamundur”…”Nuk mundemi,
jo, mendohu mirë, se….”
Një dashuri kështu,
është një dashuri humnerë në pranverë,
e sjellshme, me edukatë, e lumtur, fatale.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s