Kalendari poetik: Pablo Neruda (1904-1973) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Pablo Neruda
 
Kalendari poetik: Pablo Neruda (1904-1973)
 
Më 12 korrik është data e lindjes së Ricardo Eliécer Neftalí Reyes Basoalto, i njohur botërisht me emrin artistik Pablo Neruda, poet dhe diplomat kilian, i quajtur nga Gabriel García Márquez “poeti më i madh i shekullit XX, për të gjitha gjuhët”. Fitues i çmimit Nobel në vitin 1971. i quajtur nga Gabriel García Márquez “poeti më i madh i shekullit XX, për të gjitha gjuhët”.
Ja përzgjedhja ime nga ç’kam prej Nerudës:
 
 
FRUT ËNDRRE
 
Vetmi nate.
Vetmi e shpirtit tim.
Klithmë, ulurimë.
S’mbeti gjë mbi dhé tashmë!
Tërbim që lot’ e këngë trëmb.
Vetëm shtrirja shterpë e klithmës sime.
Dhe mur i qiellit që drejt shpirtit tim ndehet!
 
Je. Qënke pra dhe të kërkoja.
Je buzë për t’u puthur, frut ëndrrash, gjithçka.
Qënke pra, je vërtet dhe të dashuroj!
Të thërras e më përgjigjesh!
Pishtar hëne mbi fusha të shkretuara.
 
Lulja ime, lule e shpirtit tim,
ç’tjetër mund të jesh për këtë jetë!
Zëri yt, fytyrë e zbehtë, ëmbëlsi,
sytë e tu.
Ledhatim i lehtë që të bën prush.
Dy krahë që si xunktha habie çfaqen.
Gjithë trupi yt i ndezur në bardhësinë e barkut.
 
Kofshët e hajthme. Gjunjët. Supet.
Floknajë flatrash të zeza që përqark të fluturojnë.
Merimangë e zezë e pubisit që fle.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s