Margarita / Fragment nga Mercedes Gega

 
Mercedes Gega
 
 
Margarita 
 
(fragment)
 
Telefonata e mbrëmshme për një takim mbi disa detaje mbi projektin, e kishte bërë Margaritën të shtynte, jo me shumë bezdi, takimin me kushërirën e cila gjendej aty për pushime.
Fundja puna në fillim.
Vendos alarmin 1 orë më herët sesa orari i takimit, ndonëse për atje nuk i duhej më shumë se 10 minuta ecje normale dhe për t’u përgatitur jo më shumë se 20 minuta.
E gjithësesi, për çudi të nuk e di përseje, asaj i ndodhte, t’i ndodhte përherë diçka që 5 minuta i kishte tashmë të sajat në vonesë.
Fustani i kaltër i shkonte me të artën e flokëve, të cilat sot dallgëzoheshin supeve të saj e mbanin aromë frutash së fundvjeshtës së parë…
Në një kafe, jashtë, në periferi,
Profesori priste prej disa momentesh tashmë…
Mbi tavolinë një dosje dhe një vazo ngjyrë uji me disa trëndafila të bardhë.
– Mirëmëngjes profesor,- flet ëmbël Margarita, (pa asnjë përpjekje për t’u dukur e tillë, pasi ky ishte zëri i saj në çdo rast) duke hequr syzet e errëta të diellit, të cilët i mbulonin sytë ngjyrë qielli në pranverë.
-Ndjesë për vonesën!
-Mirëmëngjes Margarita!
Vonesa të tilla janë gjithmonë në kohë…
Buzëqeshin dhe ulen përballë.
Deti që shfaqet përgjumur tej degëve të pemëve, vinte e ngjitej rrugës për tek mëngjesi të tyre…
Ajo që dëgjon, me dorën mbështetur në faqe, peripecitë e tij mbrëmë në shfaqje…
Dhe buzëqesh…
…………
Në një moment, profesori ndalon së foluri dhe zgjat dorën tek faqja e saj dhe thotë i mrekulluar:
– E gjeta!
Dhe ajo që pyet:
– Çfarë ka?
– Asgjë,- thotë ai.
Pjesës muzikore që po shkruaj, ka kohë që nuk po e kuptoj çfarë i mungon.
Diçka nuk i tingëllon si duhet, kërcet…dhe e gjeta çfarë i mungon.
– Çfarë,- thotë, kurioze dhe e gjitha e veshur diell e buzëqeshje Margarita.
– Një rreze nga buzëqeshja jote!
Ajri përreth tyre mbante veshur një aromë margaritash të brishta, që ringjallen pas shiut të një nate më parë…
……………
Gurgullima e buzëqeshjes të saj përzihet me tingujt e dallgëve të Jonit dhe ngrihet lart qiellit të qytetit si një fëshfërimë fustani trupit të një zonje hapnxituar…
Hapet si sipari i një shfaqjeje gala dhe dhëmbët e bardhë, rruazë të drejtë, si toptha të bardhë drite, i bëjnë karshillik pasqyrës së mëngjesit, ku dielli ishullor sheh veten mbi 300 herë në vit…
Çifti mbi të gjashtëdhjetat, ulur përballë, ndal bisedën dhe shikimi i tyre mëngjes kuriozuar i bashkohet qetësisë olimpike të kamarierit që nuk e di prej sa momentesh priste me menu në dorë pak hapa tej…
– Më vjen mirë,- thotë syqeshur ajo.
Kur të kesh kohë ma dërgo ta dëgjoj atë pjesë muzikore.
-Porositim tani?
– Patjetër,- përgjigjet, fjalëhutuar…
Margarita s’e kuptoi a ishte për pjesën muzikore apo për porosinë ajo përgjigjie, por hutimi i tij ishte më i bukuri ndër pohimet e kohëve të fundit për të.
Thua të ishte hutim?
 
18 korrik 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s