METEOR DRITE / Poezi nga Xhemi Nokshiqi Muzai

 
 
Poezi nga Xhemi Nokshiqi Muzai
 
 
METEOR DRITE
 
Pas një psherëtime me plagën si thikë
rëndë më rrëmbyen rrokullimat në shpirt
U trazua zemra siç trazon valët një det
dhimbja për babain kurr s’ ka për t’ u tretë.
 
Litarët e zemrës u mbështollën me deshpërim
stuhia më shpuri  detrave ulërimë
shpirti yt la pas trupin, fluturove lart në qiell
zemra kulloi gjak, si një lis degë thyer.
 
Si loton shiu loti i verbër në sy s’ ka të ndalë
bëhet ujvarë alpesh e vërshon anë e mbanë
në gjakun tim, *Ti mbetësh hero i gjallë
më vjen me yjet e natës shpirti yt qelibar.
 
Lehtë nga qielli hëna fshihet e ti shfaqesh pêrseri
me anije do lundrosh qiellit ,me yjet në kaltërsi
ishe meteor drite, i till do të ngelësh gjithmonë
e Shpirti rreze dielli përherë do të lëshojë.
 
Porosi të dergova të më vish në të miat ëndërra
të më perqafosh me mall me fjalët e tua të ëmbla
do ti gdhënd kujtimet  me mall e dashuri
prehu në rreze hënzash i lirë në qetësi
 
@xhemi Nokshiqi muzai
18 July USA

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s