Vladimir Majakovski 19 korrik 1893- 14 prill1930) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Vladimir Majakovski
 
Vladimir Majakovski 19 korrik 1893- 14 prill1930)
 
Poet, shkrimtar, dramaturg, regjisor, aktor dhe gazetar sovjetik. I thuri lavdi Revolucionit Bolshevik të 7 nëntorit 1917. Filloi udhën e tij artistike si futurist dhe pas vitit 1917 u mbiquajt poet i revolucionit. E priti me ngazëllim fitoren e revolucionit poeti, e quante dhe veten bir të revolucionit. Pa ditur atë thënien e famshme “revolucioni është si Saturni, që ha bijtë e vet”. Një poet me temperamentin e tij, po të kish jetuar edhe pak, zor se do t’i shpëtonte ‘spastrimeve’ staliniste. Si Esenini, për të cilin kurrë s’kam besuar se vrau veten, gjë që është plotësisht e provuar tashmë. pati shkruar një poezi me rastin e vrasjes së Eseninit (asikohe u quajt vetvrasje):
 
“Të vdesësh në këtë jetë
është fare e lehtë.
Ta jetosh është
ku e ku më vështirë.”
 
Këto ditë, duke gërrmuar në internet për vdekjen e tij gjeta materiale shumë interesante që hedhin dritë mbi fundin e tij. Gazetari italian Cesare De Michelis pati botuar në gazetën “La Repubblica” të datës 13 prill 2000 një artikull të gjatë mbështetur në faktet që sjell gazetari-shkrimtar rus Valentin Skorjatin në librin “Misteri i fundit që pati “. Një shkrim tronditës. Janë 14 pyetje të bëra me intuitën e një hetuesi që të bëjnë të mendosh. Pyetja e fundit është: “Kush e tërhoqi këmbzën e pistoletës që vrau poetin? Qe vetë ai, apo agjentët e NKVD (më pas u quajt KGB)?Përgjigjen më të saktë e pati dhënë gazetari italian Enrico Franceschini në 100 vjetorin e lindjes së poetit po në gazetën “La Repubblica” që i referohej gazetës “Izvjestija” dhe revistës “Zhurnalist”: “Vladimir Majakovskij qe viktima e parë e shtypjes së intelektualëve, “vetvrasja” e tij, e rreme apo e nxitur shënoi fillimin e spastrimeve të mëdha staliniste”.
shënim:- faktet e përmendura në gazetat e sipërcituara janë të shumtë dhe ngjethës; të interesuarit mund t’i gjejnë në internet hollësitë.
 
 
PËR KOHËT QË SHKUAN
 
Kjo erë
na risjell
vetëm
një shpupurisje flokësh.
Për haré
ky planeti ynë
pak është i pajisur.
Harenë
duhet
ta shkulim
nga kohët që do të vinë.
Në këtë jetë
s’është fare vështirë
të vdesësh.
Të jetosh
është ku e ku më e vështirë.
 
 
Kjo është poezia që përzgjodha nga Majakovskij në 113 vjetorin e lindjes së tij. Këtë poezi poeti e shkroi pas “vetvrasjes” së Eseninit:
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s