Poezi nga Eva Kacanja

 
Poezi nga Eva Kacanja
 
 
Merrmë sonte….
 
Ti je hija ime,
Hija që më bën dritë!
Sa enigma zgjidh unë,
në netët e pagjuma,
Kur hëna mbulon gjinjt’,
Kur uj’i shpirtit rritet si baticë,
Në vargun tim të mundimshëm për ty,
Për ty,
padurim i ëmbël i qenies n’dashuri,
Shtrohem si lëndinë,
Lëndinë e pashkelur më herët,
E ti lartohesh si lis,
Lis i plotë ku flladiten puthjet,
E n’ajri vibron etja,
Dhe aroma ime,
që natën deh!
Oh,enigma ime joshëse!
Ti frut i ëmbël që piqesh përditë,
Labirint i ethshëm i urisë dhe mendimit,
Ti qëndresë e heshtur burri,
Merrmë sonte
trupit tënd rrethomë,
Si një brez,
Si një brez të artë,
Thurur kallëzash gruri…
 
12.7.2021
 
 
***
 
Dashuria është një bimë …
Nuk mundet të dashurojë kushdo.
Ai që e mbart këtë ndjenjë është i përzgjedhur nga i Gjithëpushtetshmi.
Vetëm një human me botë të madhe mund të zhytet në hullinë e dashurisë, në rrënjët dhe degët e
saj, në petalet dhe gjembat e saj. Vetëm një zemër rebele dhe e pastër mund të ngrihet mbi veten e
të sakrifikohet për hir të dashurisë. Vetëm një mendje e kthjellët nuk i vë fre dashurisë që lind nga
yjet ose nga dhimbjet e tokës.
Dashuria nuk është të ngopesh me çokollata.
Dashuria është të ngjyesh bukën me kripë e vaj dhe të fshish lotin tek syri i dashur.
Dashuria nuk është të të duan.
Dashuria është të duash dhe në tërë hapësirën tënde që i Gjithëpushtetshmi të ka falur, t’ia
bekosh e puthësh çdo grimcë ajri.
Dashuria është një bimë,
Një bimë e blertë dhe e shëndetshme që rritet në ujësinë e Shpirtit…
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s