Poezi nga Xhevat Xh. Latifi

 
Poezi nga Xhevat Xh. Latifi
 
 
Fishkëllima e së dielës
 
( Fishkëllima e Burimit pêr Lulin dhe Bekimin)
 
Ai pergatiti gishtërinjēy lëshoi një fishkëllimë
Ēshtē e dielë nē varrezat e qytetit
një fiuuuu thyen heshtjen gjersa bari i thatë lëkundet
 
Sdi nëse do ta dëgjojnë andej dy shokèt e klases!?
Në botën tjetër tingujt jane melodi e shkronjave të heshtura!
Këtu fjala se zë fjalën
e fjalia për shokun bëhet fjali ďëshirore!
 
Fshiu lotin në cep syri e thinjat vezullojne në pika shiu!
 
Dikur me fishkëllimë bëheshim rradhë në parvaze, hekrat e korzos
caknin duart, cicë mice e ndonje guralece në shpatulla
Vijëzoheshin vithet me sy, qeshnim me zë
për format e Aristoteli!l fiuuuu fyyyy
fishkëllima bëhej pasword!
 
Është e dielë, vdekatarët kanë ikur në pikniqe në gjetje të paqes
Në varrezat e vjetra aty këtu lule endemike kanē ngre krye!
Unë dhe ai numërojmë shokët që nuk janë
Fiuuuu thehet sërish heshtja
Sdi apo (na) dëgjojnë shokët!?
 
 
Indulgjencë
 
Është indulgjencë shekulli qē ka petkun e pandemisë covid19
E harruam ngrohjen globale përcëllimin që lënē prapa plasmaset e çadrave UNHCR
Tretën kujtimet e luftës
afshit të lirisë i humbet flladi dashurisë
Luftë në rrjete sociale bëhet në çdo gjë e për çdo gjë clik..
Clik ështē bērë seanca me neurologën
Clik mësimi në shkollë dhe seancat gjyqësore clik
Jeta është bērë clik, guxo e kallzo, expres clik clik ..
Pështjellën mē pas ca pika morali
të mbetur dromca në tavolinë pelegrinësh live nga Varri shenjtë!
Ti thua se po vjen Njeriu i Ri, e
Nietzsche ka vdekur!
E pèrpëlit Aristotelin, ” Nëse ka zgjidhje mos u shqetëso. Nëse nuk ka zgjidhje mos u shqètëso”.
Rri i lumtur sapiens
Pluhuri kozmik mbulon paqen e trazuar
 
Korrik, 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s