VJEN DINO BUZZATI ME ROMANIN “NJÊ DASHURI” (Me përkthimin e Dritan Çelës)

 
VJEN DINO BUZZATI ME ROMANIN “NJÊ DASHURI”
(Me përkthimin e Dritan Çelës)
 
Në një paraqitje sqimëtare, këto ditë “Ombra GVG” hodhi në qarkullim romanin “Një dashuri” të Dino Buzzati-t. Ribotimi vjen sërish me përkthimin e Dritan Çelës.
Për këtë roman befasues, nobelisti Eugjenio Montale do të shkruante: “Gjendemi në zemrën e realizmit dhe psikologjizmit më të hapur, në pjesën thuajse anatomike të një ndjenje dashurore, që shumë do ta quanin patologjike, por që në realitet të gjithë burrat, të cilët nuk i kanë sytë dhe zemrën të veshur me lëkurë, të paktën virtualisht e kanë provuar. Ky shpjegim përfundimtar, në një skenë që në vetvete është perfekte, nuk i heq asgjë harmonisë së një libri shumë të bukur, libri më i bukur me sfond erotik…”
 
Leka NDOJA: Kryeveprës “Një dashuri” të Dino Buzzati-t i përgjigjet si kryevepër përkthimi i Dritan Çelës. Shkolla shqiptare e përkthimit, nëpërmjet mjeshtërve të saj të nderuar, ka sjellë jo vetëm vlera të paharrueshme, por edhe pasues të denjë. I tillë është Dritan Çela, që tashmë bën pjesë në elitën e përkthyesve tanë…
Ky është rezultat i kompletimit fatlum të përkthyesit, një kompletim që jep mundësi ta sublimojë në art një vepër të atillë, e cila me siguri nuk do t’i shpëtonte masakrës së radhës nga amatorët e papërgjegjshëm të përkthimit. (Albania, 16 maj 2002)
 
Agron TUFA: Të gjithë ata që e kanë njohur përmes përkthimeve, apo edhe ata që nuk e kanë njohur përveçse nga shkrimet e përmortshme, duhet të kujtojnë, ashtu siç edhe është vënë re, se me tri veprat: “Gruaja me Flatra”, “Shkretëtira e tartarëve” dhe “Një dashuri”, Dritan Çela ishte përkthyesi i parë dhe shqisa gjuhësore e Dino Buzzati-t. Por, sado e vërtetë qoftë, kjo nuk mjafton dhe as nuk duhet mbiçmuar. Ajo që i duhet përmendur përherë e me ngulm Dritan Çelës, është se shqipëruesi sikur rri ndryrë në një thënie të Jorge Luis Borges-it, kur flet për virtytin themelor të përkthyesit, sensin e muzikës në atë që do ta quaja transfuzion të gjuhës, stilit dhe narracionit të një autori.
 
(Tema dhe Metropol, 5 mars 2006)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s