Itaka (Ιθάκη) – Poezi nga Dinos Christianopulos / Shqipëroi: Vasil Çuklla

 
Poezi nga Dinos Christianopulos
 
 
Itaka
 
Nuk e di, nëse ika, se kështu desha,
apo nga nevoja, t’i largohem vetvetes,
ngushtësisë, lavdivoglës, Itakë
me organizmat e saj, të krishterë
dhe ajër-shfarosësin, moral.
Sido, nuk ishte një zgjidhje, masë gjysmake ish.,
Dhe qysh aherë, rrugë më rrugë zvarritem
plagë duke krijuar dhe përvoja.
Humbën tashmë miqtë, që dashurova
dhe mbeta i vetëm, në ethe, se mos më shohë ndokush
që i pata folur, dikur, për ideale…
Tani, rishtaz rikthehem, në një të fundit provë
të dukem i pavragë, i plotë, tashmë rikthehem
dhe jam, si biri plangëprishës, që tregon, o Zot,
rrugaçërinë, i hidhëruar tek rikthehet
pranë zemërmirit at, të jetojë
gjirit të tij, vetiaken jetë, bastarde.
Poseidonon mbar, përbrenda vetes,
që, vite dritë, larg, përherë më mba
por… dhe, nëse akoma përpiqem, t’i afrohem
se gjoja, Itaka do të më gjejë zgjidhjen, hata.
 
Shqipëroi: Vasil Çuklla
 
 
Ιθάκη
 
Δεν ξέρω αν έφυγα από συνέπεια
ή από ανάγκη να ξεφύγω από τον εαυτό μου,
τη στενή και μικρόχαρη Ιθάκη
με τα χριστιανικά της σωματεία
και την ασφυκτική της ηθική.
Πάντως δεν ήταν λύση• ήταν ημίμετρο.
Κι από τότε κυλιέμαι από δρόμο σε δρόμο
αποχτώντας πληγές κι εμπειρίες.
Οι φίλοι που αγάπησα έχουνε πια χαθεί
κι έμεινα μόνος, τρέμοντας μήπως με δει κανένας
που κάποτε του μίλησα για ιδανικά…
Τώρα επιστρέφω με μιαν ύστατη προσπάθεια
να φανώ άψογος, ακέραιος, επιστρέφω
κι είμαι, Θεέ μου, σαν τον άσωτο που αφήνει
την αλητεία, πικραμένος, και γυρνάει
στον πατέρα τον καλόκαρδο, να ζήσει
στους κόλπους του μιαν ασωτία ιδιωτική.
τον Ποσειδώνα μέσα μου τον φέρνω,
που με κρατάει πάντα μακριά•
μα κι αν ακόμα δυνηθώ να προσεγγίσω,
τάχα η Ιθάκη θα μου βρει τη λύση;
 
Ντίνος Χριστιανόπουλος
 
 
 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s