Poezi nga Majlinda Shaqiri

 
Poezi nga Majlinda Shaqiri
 
 
Një pikë uji…
 
Mbi faqen e hënës si e marr,
Qerpikun dua të vë,
Të pi ujë nga burimi i saj,
Të ngop buzën nga shija e pa larë,
Djersën e ballit të dhuroj,
Për pikën e shiut nga ty,
Një pikë uji nga grushti zjarr,
Të hedhë mbi hapin tendë,
Një pikë ujë,…
Një pikë ujë nga forca e mëkatit,
Thur kornizën pa fjalë,
Trajektoren e rrugës sate,
Përshkon kristali në ballë,
Një pikë ujë nga forca e fatit,
Të hedh mbi retë që mban në sy,
Të laj gërshetin nga djersa e ballit,
Të shuaj etjen që mban stuhi…!
 
 
Shpata e fjalës
 
Përplasur në shi,
Rrinë stuhitë e veshura në baltë,
Rënduar çarqeve të jetës,
Hapave të llastuar,
Drejt brigjeve të shterura,
Atje ku rënkon mallkimi i heshtur,
Në ëndrrën e Hirushes,
Bukuroshes së fjetur,
Udhëkryqeve të zhveshura,
Nga leckat e ylberta,
Shëtit e bardha dritë,
Me qerpikun e lagur në fyt,
Dëshirën nën sqetullë mban,
Koha të mos e kafshoj,
E tashmja të mos e tradhtoj,
E nesërmja ta përqafoj,
Aty në ballë,
Në shkëlqimin e djersës së kripur,
Shijen e guximit mos e harro,
Shpatën e trimërisë mbaje me fjalë,
Dhe kurrë mos gabo!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s