Mendjen shenjojnë – Poezi nga Çarli Çaplin / Shqipëroi Vasil Çuklla

 
Poezi nga Çarli Çaplin
 
Çarli Çaplin, shkroi poezinë e mëposhtme, kur ishte 70 – vjeç… dhe me pak fjalë – tha shumë!
 
 
Mendjen shenjojnë
 
Tek nisa, vetveten të dua,
zbulova, se ankthi dhe brenga emocionale
ishin, thjesht sinjale paralajmërues, se ekzistoja
në kundërti, me të vërtetën time, ideale.
Sot, njoh atë, çka quhet, Autenticitet.
Tek nisa, vetveten të dua,
kuptova, se sa shumë, dikë mund të fyej,
nëse do të mundohesha, t’i inponoj dëshirat e mia
akoma dhe nëse dija, se nuk ishte momenti i duhur
dhe se ky njeri, nuk ishte i gatshëm,
akoma dhe kur ky njeri, isha Unë.
Sot, këtë, e quaj Respekt.
Tek nisa, vetveten të dua,
ndalova, padurimit të pres, një jetë tjetër
dhe munda të vërrej, se gjithshka më rrethonte
më ngacmonte të zhvillohem.
Sot, atë, e quaj, Pjekuri.
Tek nisa, vetveten të dua,
kuptova, se në çdo rast,
jam, në vendin e duhur, në çastin e duhur
dhe se gjithshka ndodh, pikërisht në orën e duhur.
Pra, mund gjëndesha, në qeti të plotë.
Sot, këtë, e quaj, Vetbesim.
Tek nisa, vetveten të dua,
dhashë dorëheqjen, nga t’i vjedh kohë vetes
dhe ndalova të hartoj, projekte të mëdha,
për ardhmërinë.
Sot, bëj vetëm atë, që më sjell gëzim dhe lumturi,
gjëra, që dashuroj t’i bëj
dhe, që i japin zemrës kurajë
dhe i bëj me mënyrën time, me rritmin tim.
Sot, këtë, e quaj, Thjeshtësi.
Tek nisa, vetveten të dua,
e çlirova, prej gjithshkaje nuk ishte e mirë,
për shëndetin –
ushqim, njerëz, gjëra, situata,
dhe gjithshka më tërhiqte teposhtë
dhe larg, nga vetvetja.
Fillimisht, këtë e quajta, qëndrim i shëndetshëm egoje.
Sot, e di, që ish Dashuri, për Vetveten.
Tek nisa, vetveten të dua,
u dorëhoqa nga përpjekja, të jem përherë, i përkryer.
Aherë ish, që gabova më pak.
Sot zbulova, se kjo është, Modesti.
Tek nisa, vetveten të dua,
mohova të rikthehem dhe të jetoj të djeshmen
dhe të kem ankth për të ardhmen.
Tani, vetëm për çastin jetoj,
aty ku ndodh, gjithshka!
Sot, jetoj, për çdo ditë,
një ditë, që jeta ma dha…
dhe këtë e quaj, Përmbushje!
Tek nisa, vetveten të dua,
njoha se është mendja, që mund, të më trand.
Madje, mund, të më sëmurë.
Por kur, me zemrën e lidha,
mendja mu bë, më i vlefshmi aleat.
Sot, këtë e quaj, Urtësi të Zemrës.
Më, nuk kemi pse ju trembemi, gojësharjeve,
polemikave, problemeve gjithnjëlloj
qoftë, me vetveten, qoftë dhe me të tjerët.
Akoma dhe yjet përplasen.
Dhe, mes këtij dërrmimi, botë të reja lindin
Sot e njoh shumë mirë: Kjo quhet, Jetë!
 
 

Shqipëroi Vasil Çuklla

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s