Mëson – Poezi nga Horse Luis Borges / Shqipëroi: Vasil Çuklla

 
Horse Luis Borges
 
(Lindi më 24 Gusht 1899, në Buenos Aires, në Argjentinë.
Vdiq 14 Qershor, në Gjenevë të Zvicrës)
 
 
Mëson
 
Mbas pak mëson,
të padjeshmin dallim, përplot hir,
mes asaj: – të mbash dorën…
dhe të lidhësh një shpirt me zinxhir.
 
Dhe mëson, se Dashuri, s’do të të thotë mbështem
Dhe shoqëria, s’presipozon siguri
 
Dhe fillon të mësosh
se s’janë puthjet kontrata
S’është premtim, çdo lloj darovi.
 
Dhe fillon të pranosh humbjet e tua
kryelart dhe syrin çakërr krenarie
Me hir gruaje, prej jetës lumuar
dhe jo me brengë vajtimi, fëmije.
 
Dhe mëson të ndërtosh
në të Sotmen, gjithë rrugët këtu
sepse terreni i së Nesërmes
është i pasigurt për planet e tu…
dhe ëndrrat gjejnë mënyrën, përherë,
të rrëzohen mesudhësh.
 
Mbas pak kohësh mëson…
Se edhe të nxehtit e diellit,
mund të të bëjë keq.
 
Ti, sistemon bahçen tënde
Në vend të presësh dikë,
të të sjellë lulet, për dreq.
 
Dhe mëson, se vërtetë, mund të durosh
Dhe, se vërtetë, ke fuqi
Dhe, se vlen, vërtet, fillon të besosh
 
Dhe mëson… mëson…
mëson, me çdo lamtumirë.
 
 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s