Mirela Leka Xhava (Albania – Francë)

 
Mirela Leka Xhava (Albania – Francë)
 
Mirela Leka Xhava ka lindur në Elbasan, në “Kalanë” e qytetit, që e përkundi dhe i dha frymëzimet e para poetike. E dashuruar me letërsinë në fëmijëri, ka botuar herë pas here në revistat e gazetat e para viteve – 90′ dhe në gazetën “Shkumbini” e më pas “Fjala e lirë”, si korespondente për disa vite, duke botuar artikuj dhe disa poezi e inkurajuar nga redaktori në atë kohë, Z. Bujar Hudhri. Ndërkohë vazhdoi studimet e larta dhe u diplomua për Gjuhë-Letërsi shqipe në Universitetin “Alexandër Xhuvani”, Elbasan. Në vitin 1999 botoi librin me poezi “S’e dua dimrin në sy” me redaktor poetin Musa Vyshka e recensë nga N. Ejupi.
Deri në vitin 2002, para mërgimit në Francë ka punuar në Bibliotekën Universitare të qytetit.
Letërsia dhe krijimtaria është pjesë e pandashme kudo ku ndodhet.
 
 
“Fajin”, këpucari e kish…
 
Takat e mia kërcisnin zhurmueshëm në rrugët ku ecja,
për t’i thënë tokës, për t’i thënë njerëzve, këtu jam dhe unë
nga kutia Pandorës dola, kyçur me dyzet çelësa
nga Lindja m’etiketonin, Europa i thoja unë.
 
Leksione historie mbaja, ndonjëhere dhe i dëgjonin
me stoicizmin e luanit , në majën e shkëmbit,
për ta isha mëshira humaniste që i zgjonim
përkufizimin për lirinë që s’dinin ta vlerësonin.
 
Hapat e mi sot butësisht ecin, pa zhurmë
të lodhur nga malli, nga vitet,nga ec e jaket në punë.
Toka përsipër mban gjurmët e mia tashmë e më pëshpërit,
për zhurmat ,”fajin” këpucari e kish…
 
 
Ika larg…
 
Lotët e mi currila ranë mbi det
aty ku anijen mora e ika larg, ah sa larg…
Të ardhmen e lumtur për të gjet , përtej
për tokën e premtuar ika larg.
 
Pa ditur se do mbetesha pa lot
do thaheshin nga malli e dëshpërimi,
për ata që më deshën më shumë në botë
anija do të bëhej i imi simbol mallkimi
 
 
Malli për atdhenë
 
Të merr malli për atdhe, nënë e babë
për guret ku ke shkele e ku je vrarë,
për frutëzat aq të ëmbla që ke ngrënë
për aromën e bukës që këtu s’ ngjanë.
 
Të merr malli për atdhe, motër e vëlla
Ti je gjithësia për ne dhe pse larg.
Ah, grinden e çirren atje politikanë
e prap për ty këtu, ne ndjejmë malle.
 
Të merr malli për atdhenë, gjakun tënd
dhe sikur këtu të ishim bashkë,
të merr malli për atdhenë, dheu atit
N’ ADN tonë i shkruar, brenda ashtit.
 
 
Kumuria
 
Një kumri vallëzon degë përmbi degë
në parkun përballë me liqen e mjelmë
Dua të thërras je ti, a s’je ti.
ajo që në ëndrra më çon në fëmijëri.
 
Hidhesh kumuri degë përmbi degë
me shoqet këndoje si vajze në legjendë
Varesen në qafë kush mund t’a ketë vënë
Stolisur, qëndisur bukuri e rëndë.
 
Mbi çati qëndroje, të vjetrat çati
mureve të “kalasë”qe veç ti i di
Na zgjonte aq bukur guguftuja jote
me ninullën e nënës vë bast konkuronte.
 
Po ti nuk këndoke ashtu s’i mbaj mend
guguftunë e ëmbël, kumria e vendit tem
Me sy ledhatues të shoh por s ‘të prek
Kumrinë e Elbasanit s’e gjetkem në asnjë vend.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s