Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi

 
Poezi nga Fatbardha Behri Kaçi
 
 
KORRIK NË TIRANË
 
I hirtë ky qiell i fund Korrikut,
peshon në halle e në mendime.
Të frusturuar semaforët, rrugët,
eshtrat i djersijnë Tiranës sime.
 
Në grinë e ditës së lodhur,
veç lulet s’ duan t’ ia dinë.
Freski e syve, fëmitë.
 
 
TIRANA
 
Rrugëza të ngushta,
ndërtesa të larta egoiste.
Grisen të brishtat kujtime,
rrëzohet frymëmarrja,
sytë terratisen …
Kërkojnë shtëpitë e bardha,
oborret e blerta,
dyer e zemra hapur …
 
Qyteti e qielli, lëkurë lodhur,
gërvishur nga betonet kryeneçe.
As ngjyrat aty- këtu ftuese gëzimi,
as dritat e netëve ,fare harrimi,
nuk joshin dot.
 
Dielli i zhgënjyer perëndon.
E nesërmja gulçon …

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s