Poezi nga Josif Gegprifti

 
Poezi nga Josif Gegprifti
 
 
***
 
U dashurova me dritën e syve të tu qiellore,
dhe shoh
se si brenda,në thellësi të tyre, fluturojnë gjithë bardhësi,
ndjenjat e mia shpirtërore…
 
 
Hëna humbi rrugën…
 
Mbrëmë
kur rra nata,
pranë meje erdhe ti.
 
Në dritën e hënës
unë lozja me gërshetin tënd
dersia puthëm buzët.
 
Pastaj,
vumë re
se hëna e xhelozuar kish humbur rrugën.
 
 
Ti ende vargje shkruan për mua!
 
Nuk besoj se më ke harruar
dhe pse ike larg,shumë larg,
po si vallë nuk je kujtuar
për mikun tënd sado pak?!
 
Ah moj mike ne të dy,
veç nëpër ëndrra shihemi të rinj,
Unë shoh një vajzë me sytë blu
dhe ti djaloshin me syt e zinj.
 
Tani je larg, oh sa larg,
po kjo s’ka fare rëndësi,
unë tinguj kitare të dërgoj çdo natë,
dhe vargje për mua shkruan ende ti.
 
 
***
 
Ç’dreqin pata sot që zhgaravita këto vargje,
as vetë s’e di…!
Ishim të rinj
kur filluam bashkë
rrugën e dashurisë.
Puthjet rinore
janë sot
freskia e shpirtit tim,
janë këto vështrime të përhumbura mes valëve të detit,
janë vështrimi qiellor me krahët e sgalemit,
janë psherëtimat e valëve që vijnë e treten këtu në breg të detit,
këtu,
ku unë mendueshëm kujtoj atë kohë me rini,
atë kohë kur për dore zënë shëtisnin buzë detit e shihnim si dielli i përflakur zhytej ngadalë në det…
Kujtoj…
Jo…
Nuk kam qënë një djalosh rrugaç,
Jo,
aspak nuk kam qënë i tillë.
Dashuria
nuk është ndjenjë e keqe e shpirtrave njerëzore.
Dashurinë e kam pasur gjithmonë në shpirt,
e kam shpërndarë atë dhe e kam marrë përmes vështrimeve nga sytë e bukura të vajzave,
që si flutura vinin pranë e si flutura ëmbëlsisht largoheshin.
Kam qënë me fat në jetë,
sepse Zoti më ka mbushur shpirtin me dashuri, dhunti e pasion për muzikën e artin në tërësi.
Ndoshta
ishte kitara me të cilën i këndoja dashurisë e që vajzat silleshin rreth meje!
Rrugaç nuk kam qënë,
Jo,
aspak s’kam qënë i tillë.
Jo vetëm në rini,
por gjatë gjithë jetës për dashurinë kam kënduar e vargje asaj i kam kushtuar.
Qejf kam pasur me miqtë e mi të pija verë e raki,
eh,
nuk jam pishman për asgjë që kam jetuar në këtë botë,
ku ka më pak gëzime
e më shumë lot…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s