Poezi nga Raimonda MOISIU

 
 
Poezi nga Raimonda MOISIU
 
 
Nën strehën e flakës së qiririt…
 
Thonë se asgjë nuk është përgjithmonë,po unë
s’ e besoj dhe notoj mes këtij oqeani me trishtim…
Ky qiriri i ndezur, i vetmuar në zemrën time,
Është flaka e dashurisë tënde për pasqyrën e shpirtit tim….
 
Nga përflakja pagëzuam atë, universin me trëndafila,
Përzierë me rrebeshin e avujve të trupave tanë,
Nën melodinë rrënqethëse, drithëronjëse, ardhur nga parajsa,
Oh, nën këtë – të ëmblën melodi të psherëtimave….
 
Me frymën e ngrohtë të mushkërive, petalet u zgjuan,
të përhumbura soditnin shkëlqimin e syve nëpër natë,
lulet e përgjumura pulitnin qepallat në dlirësinë e valëve,
që vinin nga tsunami i cmendur e i zjarrtë…..
 
Nën strehën e flakës së qiririt, ne bënim dashuri,
udhëtuam në botën e heshtur të paqes qiellore,
thurrëm ëndërrat mbi kurorën e ishullit të lumturisë,
si dy engjëj të bardhë, të çveshur, kapur dorë për dore…..
 
Me verbërinë e pëshpërimave e ledhatimeve,
Të kundroja sytë , i dashuri im, të më puthje dhe një herë,
Dhe… hapa krahët , si një re të mbështolla të tërin,
Në ndarje bëlbëzova lehtas : “Ti je pronari i kopështit të trëndafiltë!”
 
 
Hija e një gruaje…..
 
Në çastin e shpirtit plot borë,
mërzitem, trishtohem,
dhe s’kam si mbështetje njeri,
dëshira për jetën ma lë ftesën në dorë,
e unë si ulkonjë e uritur vërtitem në kotësi.
 
 
TË DUASH?!….
 
Por…Si?
Por…Kë?
Të gjithë kanë ftohtësi,
dhe unë nuk e vë dot dorën tek asnjë.
 
Në përjetësinë gjallë – vdekur,
unë ndihem më shumë e vdekur se e gjallë,
tek vetja kërkoj pak jetë,
por asnjë gjurmë të saj nuk gjej.
 
E kaluara me gozhdë trari më ka mbërthyer,
trup e shpirt në një Golgotë të vërtetë.
 
E vetmja gjë që më rri gjallë;
është rënkimi im prej thellësie.
Pasionet?…Ah..Pasionet jetime….
Ngelur në mjegullën e vegimeve të largëta,
fiksim i një të shkrete ëmbëlsie,
që velet në vetminë time.
 
Nga forca e dashurisë, gjigandit shpirtëror,
unë jetoj e vdes me këngët e rinisë,
si në një kortezh mortor,
që tingëllojnë në fundin e pafundësisë.
 
I zbrazët duket horizonti mbrëmjeve….
S’jam Balzaku,
por hija e një gruaje të vetmuar,
që e lyer me benzol,
ndjen frikën e flakës së një cakmaku.
 
Fillova, ndjej e do të hesht shpejt,
me mëndjen time do krijoj edhe pak,
Se vetëm atë kam të lirë, se në shpirtin tim,
rri një kapak,
vdekja e nxirë, që
vetëm shpresën se bëka dot zap.
 
Mërzitem….Trishtohem..
Si s’paska për mua një njeri të mirë….
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s