FLUTURA NË KRAHËT E MI / Poezi nga Xhevahir Cirongu

 
Poezi nga Xhevahir Cirongu
 
 
FLUTURA NË KRAHËT E MI
 
Vështrova jashtë, sigurisht ishte natë
mbi xhamet e dritares rrëshqisnin pika shiu,
kjo vapë e gushtit na solli shumë zakushi
por,ja edhe pas kësaj erdhi prapë edhe një shi.
 
Nuk desha t’ja prishja qetësinë kësaj nate
Vetëm kënga e një kukuvajke dëgjohej aty,
nën strehën e çatisë të asaj shtëpie
m’u duk vetja sikur edhe unë isha atje.
 
Kjo natë e trishtë më zgjoi shumë kujtime
në shaminë e lotëve edhe shiu po bënte gjumin,
në xhama prapë trokitën qetësisht ca pika shiu
bashkë me vetëtimat ëndrrat ranë të flinin.
 
Një flutur po rrinte e mendohej në krahët e mi
e qetë po bënte gjumin e natës aty,
veç lules zgjuar në parmakun e dritares
na kishte parë që po flinim ne të dy.
 
Durrës, 26 korrik 2021

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s