Poezi nga Leoreta Xhaferi

 
Poezi nga Leoreta Xhaferi
 
 
***
 
Ta dua atë shpirt prej drite
që prej kohësh
në dorë i ka mbetur dhimbjes
si gjethja përplasur
mureve të vetmisë në amshim.
T’i dua të gjitha dhimbjet
sikur të ishin të miat,
edhe frikërat që mendjen dhe qënien herë pas here të gllabërojnë
Buzëqeshjet e venitura, të gjitha melankonitë t’i dua.
Madje edhe dashuritë e tua…
Nuk jam loti në gjelbërimin e syve të tu
Jam dielli që shpërndan rrezen
për të zhdukur e tharë,
çdo brengë, çdo dhimbje,
çdo zhgënjim, çdo lot…
 
 
 
***
 
Në rutinën time
nuk ekzistojnë fjalët e mëdha,
ato thëniet me përvëlima
me shpirt e zemër,
aq rëndom më ndodh kjo
sa shpesh më akuzojnë
se nuk jam femër.
Për turmën femra
duhet të jetë e brishtë patjetër,
me ledha, naze, bukurane qoftë
le të mos ketë bërë asnjë vepër.
U dashka me çdo kusht
të bredh nëpër flokëtore,
e ç’po më duhen të gjitha këto
kur unë jam vetëm unë
dhe tepër njerëzore….

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s