Poezi nga Manushaqe Toromani

 
Poezi nga Manushaqe Toromani
 
 
***
 
E ftova poetin për një gotë;
verë më tha
verë dua të pi.
E dija,  pyeta fare kot
verë pinë poetët kudo në botë.
 
 
ZBRAZËTI
 
Qytet i lashtë
me mure të lartë
me porta të hekurta,
kalldrëme të ngrira kallkan….
Qytet i largët
ku dhe ëndrra
s’ arrin dot të shkojë.
Qyteti që kurrë se desha
por dhe sot aty jetoj.
 
 
NUK TË RRËFEHEM
 
Nëse të rrëfehem e tëra si para një profeti
e ti thosha të gjitha ç’kërkon
çdo të të mbante tjetër tek mua?
Vet misteri ka emrin grua.
Ti mjaftohu të më puthësh, të më përkëdhelësh
dhe të më duash.
Mjaftohu natës të më ndezësh
dhe në dritën e flakës do të shohësh më shumë.
Ti ndizma yllin brenda vetes
deri aty të shohësh,
të prekësh qiellin.
 
 
***
 
Për një çast të ëndërrova ty
dhe bota e madhe m’u ul në duar
Hëna mbi qerpikë e yjet nën gushë
U bëra prush
E dogja malet
U derdha lumë përmbyta fushat
U puthëm buzë më buzë
U ndezëm shpuzë
U bëra ti,e ti unë
Ç’ u desh më shumë?!
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s