Kalendari poetik: Maram Al Masri 1962 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Maram al- Masri
 
Kalendari poetik: Maram Al Masri 1962
 
U lind në Siri, në qytetin bregdetar Lattakia, më 2 gusht 1962, poetja siriano-franceze. Kundërshtare e regjimit të diktatorit Assad, në moshën 20 vjeçare u shtërngua të largohet nga vendi me bashkëshortin dhe djalin e tyre të mitur. Pas dështimit të martesës, bashkëshorti mori djalin dhe u kthye në Siri dhe Maram vetëm pas 13 vitesh mundi ta shihte sërish birin e saj. Janë të shumta rastet e persekutimeve dhe kërcënimeve me vdekje që ka marë nga regjimi kriminal i Assad-it. Megjithëse ka mbi tridhjetë vite e larguar, ajo kurrë s’i ka shkëputur lidhjet me atdheun e saj. Maram nuk është vetëm poete, kritike dhe shkrimtare; Maram Al-Masri është edhe institucion i lirisë për popullin e saj, Sirinë e saj të përgjakur. Poezitë e saj janë përkthyer në shumë gjuhë evropiane, aziatike etj. Nè vitin 2020 shtëpia botuese “Jozef”, në Durrës, botoi një përmbledhje të poezive të Saj me shqipërimin tim. Sot dy poezi nga Maram.
Joyeux anniversaire Maram cherie!
 
 
MOS M’I VËSHTRO
 
Mos m’i vështro
vrajat
as plagët e zemrës.
Rrudhat mos m’i vështro që përqark syve
kanë filluar të gërmojnë,
as thinjat mos m’i vështro
që më dalin çdo ditë.
Vetëm
shpirtin tim,
shpirtin tim,
si bar i marsit të ri.
 
 
TË JAP…
 
Nga gurra e buzëve
Të dhuroj një trup bërë prej puthjesh
Gdhendur prej ledhatimesh
Përshkuar nga dielli
Që dëshiron
Dhe kënaqet
Të jap dy krahë
Duart të jap
Gishtat
Të jap dy këmbë
Të jap folenë
Të jap shpinën
Të jap
Të jap
Shpirtin.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s