Poezi nga Arjola Zadrima

 
 
Poezi nga Arjola Zadrima
 
 
Ortek Vjeshte
 
Orteku i vjeshtës u rrxue mbi ballnat tanë,
tue shpërnda pikëllim ndër ftyra të pa sprovueme.
Trupat u shkërmoqën,
si gjethe ranë
të fishkun, të plogësht.
Pema jeme heshtë
degat e saj të preme shembën folenë e jetës.
Gjithçka asht ba hi,
gur e mermer.
Tash jam grueja, boshi,
dikush që nuk e njihni.
 
Heshtje virr, fort,
buçit prej gjoksit tem.
Çliroje këtë bishë prej krahnorit ku ka lshue rranjë.
M’dhemb.
Ai iku , andrrat nuk bzajnë,
S’ka kthim mbas ,
veç na që kena mbetë,
duhet me mësue me jetu
avash , avash.
 
E mue
mue që s’më lejohet me kja,
as me u gjunjëzu , as me ra,
mue të mjerës s’më duhet kurgja,
ma shumë se rrokja e tij,
kjoftë për të fundit herë.
 
 
***
 
A e sheh sa e vogël asht bota?
Nuk ka vend për ne
të pavdekshmit,
të pafajshmit,
të paardhunit në këtë epokë.
 
Na jena zanafilla e nji bote tjetër,
aty ku sytë e tu zhyten mrenda të mive,
e krejt qielli asht i buzëve,
ylberi u përket poezive
e deti yjeve…
A e sheh çka due me kenë
pak zemra jote,
e ti rri njashtu siç je,
shpirti jem.
 
 
Po të due unë
 
Ba me dashtë unë
pranvera zgjohet në mes të dimnit.
Andrrat jargaviten si lule kacavjerrese
ndër muret tuej të naltë.
Ba me dashtë unë liria jote
del prej guackës
e shndrit perlë në qafën teme
të bardhë.
Ba me të dashtë fort unë
jehona e stuhisë tonë
ndihet deri në agim.
Dielli lind në gojën tande
e vdes në gjinjtë e mi.
Por unë nuk due
se poetja në mue, fle nën borën e trishtimit
e të rrëshqet shpinës
veç kur ti e shkrin.
 
 
***
 
Ta dish sa e vështirë asht
me të tërhjekë
nadje der në mramje,
me u shty
a me përtyp mbetjen e ditës
pa mendue për ty.
 
Ta dish sa i vështirë asht guximi jem
me u zgju, megjithë at’ natë mrendë,
për me endë një urë
mes distancash hiperbolike.
 
Ta dish sa të vështirë e kam me andrrue
zakonin simetrik të përqafimit ,
ankthin e shqetësimit,
më shue egon e mashtrimit
tuj u pa, pa u lanë ,pa kenë
me shpirt ndër dhamë,
e djeshme që m’dhemb.
 
Po mor, me u ruejt,
pa të ra në sy
se më dhimka nganjëherë
dashunia pa TY!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s