Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 
Poezi nga Iliriana Sulkuqi
 
 
TËRMETET JANË NATYRORE.
PANDEMIA ËSHTË KRIJESË E NJERËZVE PA GJAK.
DASHURIA ËSHTË HYJNORE.
LE TË DUHEMI SA MË SHUMË,
PËR TË MUNDUR DY TË PARAT!
 
 
***
 
{Unë do të jem lulja e padukshme
që do të mbijë te gjurmët
e hapave të mëngjeseve tuaja…,
sepse: –
Jam hija juaj.
Ju jeni shiu im.
Unë jam çmenduria juaj.
Ju jeni lotët e mi …
Unë jam trishtimi juaj.
Ju jeni ëndrrat e mia.
Une jam Ju.}
 
 
KAM NJË NËNKRESË…(jastëk…)
 
Kam një nënkresë magjike,
që nga pas më ka ndjekur, sa tri jetë…
Herë i mbushur me pupla,
në rritje fëmijërie,
herë e mëndafshta –
(ëndrrash vajzërie…)
më rrëshqiste pa u ndjerë…
Kam një nënkresë magjike,
që nga pas më ka ndjekur sa tri jetë …
Shumë netë vitesh,
në pjesëz shkëmbi, m’u kthye,
kur marshimeve zgjoja mëngjeset…
Kam një nënkresë të padukshme…
që nuk i jam fjetur asnjëherë…
Pikoj mbi ‘të veç mall e dhimbje…,
…dhe pse zgjuar pranë vetes,
për gjumë më ndjell…
Kam një nënkresë, pa emër në Google…
Po si ta blej një të tillë në “AMAZON”…?
Ç’EMËR T’I VE?
ÇFARË PESHE DUHET
TË JEM NË FLUTURIM
SËBASHKU ME ‘TË…?
KAM NJË NËNKRESË
QË MË RRI MBI FYTYRË,
SA HERË FSHEH VETEN
MOS MË SHIHNI JU.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s