Poezi nga Enertin Dheskali

 
Poezi nga Enertin Dheskali
 
 
KUR BRAKTIS ATË QË TË DO
 
Faqeve të rrjedh malli, si rrëkezë e trazuar,
Endjet mbarojnë nëpër ëndrrat e trembura,
Labirinteve me ullinj dhe gurë mijëravjeçarë,
Ku koha ka ngecur, kalldrëmeve të gdhendura.
Pabesisht zgjodhe ndarjen, e tani fatin qan,
Buzëve, vizatuar me laps zhgënjimi të thahet dhimbja….
 
 
 
MOS MË NDILL ËNDRRAVE
 
Harromë e mos më ndill më kot ëndrrave,
Kur shprtin ma gozhdove në malin e vuajtjeve,
Mos prit më kot buzëqeshje dhe ndjenja tani,
Dikur, mes lotëve dhe ëngjëllit të vdekjes më le…
 
Erdhe si një tornado e egër në jetën time,
Shkele mbi zemër, mallkove e shkatërrove,
Pse më kerkon tani, me thirrje nëpër vargje,
Ti që edhe emrin, netëve të dhimbjes ma baltose…
 
 
 
SHEKULL QË FLE NË BOSHËSI
 
Kuturisen matrapazët e shekullit të ri
Nëpër dyqanet e mbushura me drita,
Në vend të zemrës kanë qymyr të zi,
Në vend të shpirtit, prona dhe makina.
 
Paraja pështyn mbi kalldrëmet e jetës,
Male plehërash i flenë përbri,
Humbi ëndrra përtej honeve të skëterrës,
Ishim njerëz, u kthyem në ujq, lukuni…
 
Në vend të dijes skërmitet hipokrizia,
Bima Grande na mbiu në kokë,
Vdiqën idealet, të na rrojë djallëzia,
Mbretëresha e njerëzve të mjerë mbi tokë.
 
Shekulli i ri lundron mbi dallgët e kohës,
Dielli njerëzor u tret në pafundësi,
Paraja pështyn mbi kalldrëmet e jetës
Që mbart mbi shpinë veç boshësi…
 
-Shkëputur nga vëllimi i dytë poetik, “Përtej ëndrrave dhe përjetësisë”, GlobusR 2008.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s