Poezi nga Dhurata Haxhiu Kasa

 
Poezi nga Dhurata Haxhiu Kasa
 
 
Afresku i Boticelit!
 
Një kohë , Venusi dhe Marsi vendosën nga afresku të largohen,
mbase dhe nga jeta,
mbi ta e lodhur e përhumbur,
rënkon prej shekujsh e vërteta!
Dashuri dhe luftë mes tokës dhe lisit, thellësinë njëri – tjetrit kush t’ia copëtojë,
dashuri dhe luftë mes ditë-natës kush më shumë të hegjemonojë,në eklips kulmi i dëshirës.
Dashuri dhe luftë mes detit dhe bregut, vec arturina të pengmarrjes në Trojë,
dashuria përgjaku universin dhe lufta afresk si mburojë!
Dashuri dhe luftë mes fjalëve të thëna, fshehur pas egos, pas fjalëve sharmante,
dashuri dhe luftë brenda vetes në varësen kurorë me diamante.
Nën sharmin e afreskut të Boticelit e brishtë Venus perëndesha,
i ankthtë shikimi i saj, e varur shpresa,
përballë e paqtë shtrihet Marsi, e di vendimin e tij,
askush nuk dashuron pa luftë,
e vjetër filozofi.
Dashuri dhe luftë është një burrë,
dashuri dhe luftë një grua,
dashuri dhe luftë një tokë,
luftë për dashuri bota!
Në një shtrat lindur dhe vdekur,
një afresk që shekuj rënkon,
Venusi që s’i heq dot sytë nga Marsi,
dhe Marsi nga Zeusi symbyllur vështron!
-Është parathënë gjithcka???
Pyes fëmijët Demonë,
dëshiroj afreskun ta mbyll në një papafingo,
përgjithmonë.
Venusi klith prej shekujsh aty në afreskun e Boticelit,
janë njerëzit që e shijojnë,
kalojnë,
dhe e mbajnë në jetë,
ata s’ mund ta pranojnë pengun e Venusit të shkretë!
Afresku një qeli e mbrame,me luftë, demonë dhe shtiza,
mbase Boticeli paska të drejtë për këto korniza,
Venusi është lodhur vërtet e pakuptimtë për të vetmia,
nëse lindja e saj është e tillë , qoftë vdekja për të liria!
 
 
 
Tangerine Place- tue kundrue!
 
Kundrimi!
Eshtë unike kundrimi kah t’pamundurës,
ashtu si bimët që fatin e aromës së tyne nuk dun me e dit’
qëllimi i tyne është vec me lulëzue sa ma gjat,
pastaj gjithkush i kundron,
gjithkush i vëren,
gjithkush i dëshirom me i shijue apo cfarë,
gjithkush i përcmon.
E jashtzakonshme indiferenca e tyne për mos me e ditë menimin e kujt,
e jashtzakonshme aroma e tyne për mos i pëlqye gjithkujt.
Fryn kjo erë dhe përhap fijëzat e flokut,
nuk munen me dalë jashtë kapëses me gurë,
vec lëkunden si t’ dëshrueme pas lirisë fluturake e cila për to asht fundi!
Kontraverse natyra,
liria e cdo ekzistence natyrore mbaron kur fillon shkëputja,
disverse ajo njerëzore,
shkëputja ofron qindra liri…….
bima dhe floku,
të hijshme të dyja,
fillimi dhe fundi!
Ndjesia,
ajo ma hyjnorja fle në liri,
gjelbërohet në bimë që shton sythe, lule, fara,
ndritohet në flok për të cilat shkruan në antikitet,
e në rilindje
e para si trandje e verdha e Helenës,
në rilindje tridhjetë pigmente ngjyrash mbi flok’ t Mona Lizës
me miliona kënde shikimi dhe gjykimi.
E prapë unik kundrimi i tyne!
Askush nuk munet me thanë,
asgja!
Vec me kundrue!
Ndaj shpirti ka nji gjanësi t’pamatë tue shtri nër vedi gjanësinë e synit,
ndryshe bimët dhe flok’t do cmendeshin n’lirin e tyne,
asht shikimi përtej tyne që t’ban me lundrue n’kundrim t’vedit ashtu thjesht,
me syt e nji fmije që sa ka le!
 
 
 
Liqeni i Ofelisë!
 
Thyej mbi akull me gjurmë që kristalojnë,
thyej shikimin e njelmtë të luleve që këndshëm kundrojnë,
aty ka mbet i yti shikim i përmalluar,
aty ka mbet dhe faji yti i pafaj.
Janë zambakë të ujit fsheh nën cipë kristali si Ofeli e shkret apo si një zanë mali,
ec mbi trup njerzuer ec pa rrëzuar ,
qënka i imi trup në andërr i mblatuar.
Vrik mbi vedi ec pa dashur Ofelinë,
nuk mundem të pranoj tradhëtinë pa dashurinë,
duhet ta dua krisjen e lehtë të besimit,
aty mbi sipërfaqen e ngjyrave të tundimit.
I mbledh ato zambakë të bardhë nënujorë,
me duar i shkëpus prej ujit që zhgënjen,
të gjithë këndshikimet e mia erotike,
i skuqin petalet e tyre gjer në gem!
Unë nuk jam Ofeli, as mundem dot me ken,
se shekujt më kan msue kurrë mos me dasht,
ashtu si bien flokët e saj mbi liqen,
ashtu si derdhen fjalët si pabesi e pjalmtë!
E lashë pa zambakë të mirën Ofeli,
me i pas mësue vedit amël nji bekim,
më mirë dashurinë tënde falja nji liqeni,
më mirë atë t’ përkryeme blatoje me melhem.
Kjo zemër asht durimi i thyerjes së kristalit,
që lind njëmijë ektistenca dhe pa dashuri,
asht malli i dëshiruem për at që ty të humbi,
asht nji liqen zhgënjimesh mbulue me zambakë rë bardhë!
Kur zemra thyen kristale kur mbledh zambakë të bardhë,
të tan tradhëtitë e bot’s tundohen bahen peng,
ahere e mjera e amël kjo dashuri hyjnore,
patjetër bashkë me ty do zhytet n’ at liqen!
 
 
 
Ecje drejt vetes
 
Opingat e vjetra të grisura të nxjerra nga sepetet e trashëguara varfërisht, i mbath,
nuk është problem moshësia e tyre, vec në ecje të kem një shikim të qartë që ndrin që larg,
Kam vëmendjen kurioze të kacubeve të pluhurosura tek mundohem mos t’i shkel këto spektatore të vetme,
dhe një talisman mbi rrobat e mia bezh të kandisura qëllimisht për ecjen në shkretëtirë ku unë jam bijë e rërës.
Dielli më përvëlon fytyrë e gushë po unë eci duke flirtuar me të.
Absurde fërshëllima e sirenës së trenit që nuk ka asnjë pasagjer,
tren që udhëton vetveten,
kalon nëpër shkretëtirë si një përshkruese me shumë fat që shkel butësisht dëshirën e bukuroshes Sahara për t’u kredhur nën rrotat e arta të trenit të vjetër.
Opingat e mia të mjera nuk e kanë atë fat, sepse shkelja ime mbi to është një mëkat,
unë inndiferente ndaj tyre me shikimin larg nga pika e zhdukjes së trenit dashnor.
Ma morën dhe dashurinë e grimcave të rërës.
Po unë kam shikimin që lumnon mbi gjetje të reja, ja tutje larg një oaz, është oazi im, më ka pritur gjatë.
E kuotova pse treni kaloi furishëm donte oazin tim ta arrinte më parë por ai ishte fshehur nën shikimin tim të gjallë.
I zhvesh rrobat e mia bezhë për të provuar të pamundurën, kredhjen në oaz pa opinga por me buzë në gaz, se treni ikën dhe nuk ndalon kurrë
të shijojë kënaqesinë e vërtetë në nje oaz, si një burrë.
I buzëqesh opingave të mia që ecin me hap të ngadaltë,
opingave të mëncuruara nga vjetërsia.
Dielli lufton me oazin për të më marrë por në litar jam varur përfundimisht nga shikimi im i marrë!
Këndi i tij është përfundimisht i paparë.
Edhe dielli mbeti një spektator, edhe oazi edhe shkretëtira,
i besova shikimit dhe opingave të sëndukut të vjetër!
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s