Doli nga shtypi i Shtëpisë Botuese ““ARTE-GRAFIK-PRINTIM-LIBËRLIDHJE” vëllimi poetik “ATDHE-STREHA E SHPIRTIT” i autores   Xhemile Hoxha Aliu me redaktim, parathënie dhe kopertinë nga Vullnet Mato

 
Doli nga shtypi i Shtëpisë Botuese ““ARTE-GRAFIK-PRINTIM-LIBËRLIDHJE” vëllimi poetik “ATDHE-STREHA E SHPIRTIT” i autores   Xhemile Hoxha Aliu me redaktim, parathënie dhe kopertinë nga Vullnet Mato.
 
 
NJË SHPIRT ATDHETAR, TEJET I NDJESHËM
 
Poetesha e shquar kosovare, zonja e nderuar Xhemile Hoxha Aliu, nga Drenica heroike, emigrante në Gjermani, vjen në këtë libër të ri poetik, pas një bagazhi të madh botimesh dy shifrore. Poezia e saj, pikon lot malli dhe regëtima zemre, nga dashuria e zjarrtë për atdheun e largët dhe njerëzit që gjenden përtej hapësirave mjegullore që e ndajnë prej tyre. Të gjithë kosovarët shquhen për patriotizëm, por kjo zonjë, kjo nënë e madhe, ka në shpirtin e saj një dashuri dhe një mall aq të zjarrtë dhe aq drithërues, sa i shpërthen fuqishëm me tinguj e një simfonie gjëmimtare, që të trondit, deri në ndjesitë më të imta qelizore dhe të krijon emocione të forta, si rrallë herë . Sepse tingujt e saj janë rrahje të dhimbshme zemre dhe psherëtima shpirti, të një nëne, e cila të bën të ndjesh nënën tënde të shtrenjtë, që të ka lindur, teksa ajo trishtohet, bëhet merak dhe i lutet zotit për shëndetin dhe mirëqenien tende, sikur ti lexues, të jesh biri ose bija e saj.
Pas librit “Arbërore zanë mali” vëllimit poetik “Atdhe, streha e shpirtit” ky është libri i dytë që i redaktoj, kësaj poeteshe, e cila me ka bërë për vete, jo se më ka zgjedhur mua në Shqipëri si redaktor, as për abstragime poetike befasuese, por për ndjenjat e fuqishme shumëdimensionale të saj. Stili poetik narrativ i zonjës Xhemile, është i thjeshtë, por tematika përshkon labirintet më të thella të jetës njerëzore, në Gjermani, Kosovë, Shqipëri e deri në diasporën shqipfolëse, ku ajo mediton me mençuri të spikatur, për problemet e shumta të vështirësive jetësore dhe gjendjes shoqërore bashkëkohore.
Tematikën e saj e larmishme, e përbëjnë disa grupime kryesore poetike, ku shquhen poezitë patriotike, tek të cilat spikat pathosi i zjarrtë i dashurisë për atdheun, për Kosovën martire dhe vendlindjen e saj Drenicën heroike.
“Sot e njëzetedy vite më parë,/U hodhën bombat mbi shkja!/
Lindi dielli i ri mbi ty Kosovë,/Rilindën përsëri shpresat e mëdha./Gjithçka mbi tokë u shkrumbua,/Edhe gjaku porsi një lumë rrodhi./Mbi gjakun agoi porsi dielli Liria,/Kjo vepër e paçmuar trimave të Kosovës.”
“Po udhëtoja fluturimthi/Përmbi qiellin e atdheut/Ndaloja në Drenicën time /Aty ku shpirti më ka mbetur./Tek ajo trevë e larë me gjak,/Ku u rritën trima e mëmëdhetarë,/Si drangoj iu hodhën armikut,/E me djallin kurrë nuk bënë pakt.”
Një grupim tjetër, ku bëjnë pjesë disa poezi me ndjesi emocionale të forta, janë ato të dashurisë për nënën, të cilat e ngrenë ketë figurë mitike në lartësitë e një obelisku dhimbjeje për ikjen e saj të vetmuar në fshatin e largët.
“U ndamë, jo si çdo ndarje,/Por për ty shpirti më lotonte/U ndamë pa të thënë lamtumirë,/Edhe pse zemra keq rënkonte./Si të them ty, moj nënë e dashur,/Kur ti ishte e lodhur nga pleqëria,/Me shpirt e ndjeja atë dhembje zemre,/Se për së gjalli, më s‘do të takoja./”
Grupim me poezi te dhimbshme, është edhe ai për mundimet dhe vuajtjet e mërgimtarëve në disa vende, ku prej vitesh punojnë e jetojnë të zhgënjyer, siç shprehet autorja.
“Sa hapa mundohesh para për të shkuar,/Aq hapa prapa, të ngërthejnë…/Është motoja e jetës në një vend të huaj/Që s‘të lënë përpara të shkosh përherë./Dhe mundohesh jetës t’i buzëqeshësh,/Po sa e vrazhdët të del në të vërtetë./Është buzëqeshje ironike, e gënjeshtërt,/Ashtu si imazhi i jetës në një vend tjetër.”
Gjithashtu grupim të veçantë përbejnë një numër i konsiderueshëm poezish për bukuritë natyrore të detit të Shëngjinin, ku kjo autore ka bërë pushimet verore.
‘Buzëqesh jeta, në këto brigje,/Gëzimi pluskon si skaf në det!/
Këtu nata kurrë nuk ngryset,/Nga gjallëria që të shton jetë!”
Duhen përmendur edhe një grup poezish me karakter filozofik, ku bie në sy arsyetimi dhe logjika e mençur e poeteshës Xhemile Aliu, për disa dukuri dhe fenomene jetike të sotme.
“Bota është projektuar, mbi shtypjen dhe mjerimin,/Nuk lënë të ushqehen dot popujt e vegjël./Eh, mese të jetojnë, nëse nuk shpikin luftëra,/Herë për drejtësinë, herë për dominimin,/Herë rindarje të reja të sferave të interesit./Teksa kjo botë është e njëjta, nuk ka përjetuar zmadhimin.”
Me pak fjalë, pa mërzitur lexuesin, këtë parathënie, po e mbyll, duke ftuar të lexohet ky libër, për të zbuluar thesarin e tij.
 
 
 

Vullnet Mato- shkrimtar, “Personalitet i Shquar”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s