Poezi nga Amarda Ekmekçiu Hoti

 
Poezi nga Amarda Ekmekçiu Hoti
 
 
Lutja e fundit
 
Lutem të kthehesh
Sa herë të mendoj
Sa herë i largohem botës
Të shtegtoj me ty
Sa herë udhëtimet tona
I mbledh në një shami të bardhë letre
E një tokë të kaltër gëzimi ju fal.
 
Kështu takohemi
shtegtarë në rrugë kujtimesh
me një ofsh të mbytur mirë brenda zërit,
pa klithma ndarjesh
 
Asgjë nuk ndryshoj në oraret e nisjes
As në orën e mbërritjes nuk ndryshoj asgjë
Unë vij
Sa herë dua të vij
Të takoj
Sa herë malli bëhet fryma drejt rrugës
Ku gjenden veç krahët e tu
Dy rreze që falin diell
Ulem e shplodhem
Harrohem nga bota
nga gjithçka që njeriu kërkon të harrojë
 
O grua e rrallë
që mbi pasqyrë të lotit
bëhesh lutja e fundit çdo natë
 
Të dëgjoj edhe njëherë e, le të vdes!
 
Pa bërë fare zhurmë natës që hesht
ballëmeje,
sa herë ndaj gëzimin tonë
në grimca të vogla
e ushqej nga pak
vetminë e një nate tjetër si kjo ,
sa herë ndjej mjekrren time të dridhet
trumcak i mardhur prej shiut
strukem nën sumbulla petalesh
edhe këtë natë.
 
Derdhet shi nga trendafil i purpurt i syve të mi
 
Gëzomë si fëmi!
 
E çfarë është gezimi?
Një çast që mbaron
Petalet bien një nga një
sytë mbyllen për të strukur ëndrrat e natës
Tulipanë të bardhë çelin sytë në ëndrra
E bardhë edhe ti
Më bëhesh gjithmonë një ëndërr që ikën
Kthehesh e shuhesh sikur nuk qe kurrë
 
U bë kohë që po pres
Mos u tut,
E di se ligjet e natyrës si djeg dot as zjarri!
 
Sido që të jetë, do ti ruaj mirë të gjitha qytetet
dhe të fshehtat tona sigurisht …
I vendos ngadalë
në një shami të bardhë prej letre.
Në xhepin e brendshëm të xhaketës
Në të majtën time.
 
@Amarda Ekmekçiu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s