APOLOGJIA E FORMIMIT / Poezi nga Petrit Sulaj

 
Poezi nga Petrit Sulaj
 
 
APOLOGJIA E FORMIMIT
 
Ka tre ditë që nuk e lë shtratin
e tre netë që nuk mbyll sy
pasi deklarova
se:
“Formimi autentik i njeriut
fillon
pasi i neveriten të tjerët
dhe
pjesa më e madhe e vetvetes.
 
Ka tre ditë
e tre netë
që përpiqem të bind kujtesën
ta shënojë këtë fakt
e
nëse këtë radhë shkatërrohem,
shkatërrimi do më jetë i dobishëm:
do humb edukimin e do filloj formimin.
 
Dhe ti kudo qofsh e kushdo qofsh
kur të vijë qejfi i shkatërrimit
në llogore me shokët e tu,
a në paqë mes turmës armike,
nuk duhet të zgjedhësh gjë tjetër për të shkatërruar,
veç edukimit.
Thuaj vetvetes që je i përkohëshëm,
tri ditë
e tri net rrjesht,
një i përkohshëm
që duhet të sillesh si i përjetshëm.
 
Shkatërrim e formim është çdo formë e jetës gjallë:
mushkonja, manaferra, hipopotami
veç pse nuk krijohen nga edukimi
por nga shkatërrimi e marrja formë vetë.
 
Shkatërrim e formim është çdo formë e jetës jo të gjallë:
reja, mëngjesi e mbrëmbja,
gjithçka që shkatërrohet e formohet vetiu,
leksione pa marrë.
 
Shkatërrim e formim është një shishe verë
e hapur për tjetrin në drekë,
një poezi e dobët sot
që nesër mund ta bësh keyevepër,
po dhe emocioni
sa herë nuk degjeneron në gjendje shpirtërore.
 
Shaktërrim e formim është kur i arnon pantallonat,
jo kur i ble të reja,
kur mer plagë e nuk kujdesesh ti për ta
po plaga për ty,
kur falenderon erën e diellin që than rrobat e nderura
jo në një ditë dhjetori
po në qershor.
Kur je dakord me kohën
kur
kalb e bën pleh atë që duhet kalbur e bërë dhe.
 
Shkatërrim e ndërtim është të bindësh sa më shumë njerëz
se kur vdes njeriu, vepra i ngel jashtë
se nuk ka varr ta marrë.
 
nëntor – dhjetor 2016
Nga: BIBLA E MILINGONAVE

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s