Kalendari poetik: Jeffrey McDaniel 1967 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Jeffrey McDaniels
 
Kalendari poetik: Jeffrey McDaniel 1967
 
Sivjet mbush 54 poeti amerikan; ka botuar 5 përmbledhje poetike. Jam i sigurt se do ta pëlqeni poezinë që përzgjodha për sot:
 
BOTË E QETË
 
Duke dashur t’i bëjë njerëzit të shohin
në sy njëri tjetrin më gjatë,
për t’u bërë qefin edhe memecëve,
qeveria vendosi
t’i caktojë secilit vetëm njëqint
e gjashtëdhjetë e shtatë fjalë në ditë
për të folur, jo më shumë.
 
Tani, kur më bie telefoni, e vë tek veshi
pa thënë “alo”. Në restorant
me gisht tregoj ç’dua për të ngrënë,
ia kam marrë dorën mënyrës së re.
 
Natën vonë, i telefonoj së dashurës që kam larg,
me krenari i them se veç pesëdhjetë e nëntë fjalë kam përdorur,
të tjerat i ruajta për ty.
 
Kur ajo nuk më përgjigjet,
kuptoj se i ka harxhuar të gjitha fjalët e saj,
kështu që i pëshpëris “të dashuroj”
nja tridhjetë e dy-tri herë,
pastaj rrimë aty,
frymëmarrjen e njëri – tjetrit duke dëgjuar.
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s