Poezi nga Alma Begaj

 
Poezi nga Alma Begaj
 
 
RIPËRTËRITJE
 
Çdo ditë
unë vdes në formë të çuditshme.
S’vdes nga jeta
vdekja nuk më vret.
As dashuria nuk më tret.
 
Vdes çdo ditë ndryshe.
Nga pak por sigurt që më vdes,
është një mendim memec
si plagë që nuk nxjerr zë.
 
Dhimbje e çuditshme
e thellë deri në rrënjë
që gllabëron mish e shpirt
e nuk të lë të vdesësh
pa t’i lulëzuar tinëz ngërdheshjet
pa t’i fikur yjet brenda vetes
pa t’i kalbur farat e shpresës.
 
Më i madh mendimi se sa mendja
ndaj dhimbjes nuk i mjafton vdekja.
 
 
Kod
 
Dëgjoj rrjedhën e jetës
që zhytet si një murmuritje
në lumin nëntokësor të arterieve
brenda zgavrave të kafkës
e më kap ngërçi në abstraksionin
e dëshifrimit, jam a s’jam.
 
Në jam në gjumë a zgjuar
a jam gjallë që ëndërroj se kam vdekur
apo jam vdekur që ëndërroj se jam gjallë.
 
Shpellë e shurdhët kjo kafkë
pa kode s’e ka të gjatë!
 
 
Frymë
 
Në distancë, tym i djegur
vello e blertë e virgjëreshës
mori fluturimin e fundit
drejt livadhit ku pushojnë lumenjtë.
 
Fryma u zbraz në vallëzimin e heshtur
u dogj si një ashkël mbi tokë të paprekur.
 
Fyma u ndal
zjarr-kashtë.
 
Blu
Blu
Blu mbeti qielli.
 
©️Alma Begaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s