Poezi nga Kozma Billa

 
Poezi nga Kozma Billa
 
 
MARGARITË
 
Në vitet e shkuara të harresës,
më erdhi ndërmend emri yt
Margaritë,
m’u shfaqe si në ato vite të hershme të rinisë,
me flokët kaçurrela
dhe sytë e tu të zinj.
 
Ndoshta
ti ishe zgjimi i ëndrrave të mia,
veç në ëndërr mbetëm ne të dy,
hapat u ndalën në verbërinë e rrugës,
çdo gjë u shua si një shkëndi e pashkrepur,
duart s’u bashkuan kurrë,
skaje të një litari të gjatë
mbetëm unë dhe ti.
 
 
ËSHTË ENDE E GJATË…
 
Në hapërsitën e kohës,
ne ecim të dy në vija paralele,
herë bri njëri-tjetrit,
herë larg,
si s’u harkuan asnjëherë këto dy vija,
një ditë të puqeshin bashkë.
 
U lodha duke ecur,
horizonti i grijtë është larg,
zgjaten e zgjaten këto dy vija paralele,
mbeten mes udhës mendimet,
nuk i mbledh më si më parë,
rruga vazhdon,
është ende e gjatë.
 
 
 
ME ZJARRIN MOS U MERR
 
E dashur,
mos i cingris urët,
ndizen vetiu
marrin flakë,
të djeg zjarri i tyre,
të përvëlon,
plagët shërohen me vonesë,
nuk ke kohë.
 
Dhe hiri mban vlagë,
ndoshta një gacë fshehur diku
shpërthen në shkëndia,
të lëndojnë,
mos u merr me zjarrin,
sa herë të kam thënë,
dëgjoma fjalën këtë herë,
mos i cigris urët.
 
@konibipa

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s