Poezi nga Nikollë Loka

 
Poezi nga Nikollë Loka
 
 
Andrra vere
 
Kur randshëm qiellit i rrijnë retë,
ndër andrra vjeshte kam me pa,
gjethe të kputuna që nuk zanë vend,
e përnjimend,
kam me e dashtë nji tjetër vend.
Nji tjetër vjeshtë pranverës ka me i ngja,
kur e mshtjell n’imazhin tand.
E andrra vere kam me pa…
 
 
Nën hijen e shelgut lotues
 
Ta shkrova letrën
pak para zgjimit të shelgjeve,
me lëngun e gjetheve të reja.
Të shkrova
për merakun e vjeshtës,
për hutimin e dimrit,
për një pranverë
që e prisja…
 
Të shkrova
për ëmbëlsinë e sytheve
në harkun e degëve,
idhtësinë e paramëngjesit
që më shkëput
nga puthja e tokës me shelgun,
e më nxjerr nga vetvetja.
 
 
Në ato male të Bjeshkëve të Nemuna
(Rrugës për në Rozhajë)
 
Me qiellin flet shqip,
ende shqip këndohet dhe qahet.
Male kësulbardha kalorës të një kohe mitike,
me gurët murana që i tregojnë të vrarët.
 
Kapërcen me sy shtatë bjeshkë
e shtatë humnera shekujsh…
Ndalesh ndër qafa malesh për të ndezur qirinj,
ndër murana pret të takohesh me të vdekurit.
 
Dëgjon këngë që i lëshojnë qyqet përdhe,
e muranave u shton gurë me emra martirësh,
merr dhimbje e plagët i lë po atje,
dhe pjesë të ashtit të shpirtit.
 
Shqip e lëshon zanin në ato Bjeshkë të Nemuna,
e pret që të kthehet jehona,
fjalët…
Sot flet shqip me të rënët,
me gurët dhe drurët,
ndërsa nesër…
Nesër pret që të flasësh me të gjallët!
 
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s