Poezi nga Rami Kamberi

 
Poezi nga Rami Kamberi
 
 
T’BËHEM, POET…
 
Germat, m’i ka falur, At’dheu
Vargjet, gjeografia e varreve e hiri iliri
Ngjyrat, shkulli, dalë nga dheu
Jetën, poezisë ia dhanë shtatoret, sy liri
 
T’bëhem poet, si këngëtari imaleve t’Sharrit
Za jehone, si zani i këngës, nëpër tela t’çiftelisë
T’mbetëm, nam ndër oda, si besa e shqiptarit
Flakadan kushtrimi, odeoni i shpirtit, t’malësisë
 
Germat, m’i ka falur, At’dheu
Muzat më trazuan, nga gjumi i jermisë
Ngjyrat, shkulli, dalë nga dheu
T’bëhem poet, si këngëtarët e malësisë.
 
 
PËR TY, E IMJA SHIPNI…
 
Rrugëve të jetës
Kam ecur shqitarçe, si malësorët e mi
Me sy t’shpresës
Mes zjarreve e plagëve, kam pi dashni
 
Djepin e besës e kam përkundur, si mua nana
Nëpër krisma hute, moteve, kur kulla, merrte flak’
Dritë jete kam pi, kur mungonin, dielli e hana
Si plisave t’fisit, kur u pikëloheshin ballet, n’gjak
 
Rrugëve të jetës
Mes zjarreve e plagëve, kam pi dashni
Me sy t’shpresës
Si malësorët e mi, për ty e imja Shipni!
 
 
KU GURINA, I PRET RRUFETË…
 
Nuri të mbeti, si lulëkuqet mbi gjak
Si n’odë të kullës, kënga, n’tel të lahutës
Plisi dije e urtësi e lavdi o’babaplak
Shikimet Shipni, si baroti, në tytë t’hutës
 
Xha Dik të pagëzuan, nëntë malet e Sharrit, plak
Odat ndër kulla, abetare për germat, si fitohet liria
Ballë krenarie u lartësove, shtatore jete në konak
Diell e qiell e tokë ndër breza, kah i bie, Shqipëria
 
Nuri të mbeti, si lulëkuqet mbi gjak
Shqipëria, si dashuria nëpër zemrat e rinisë
Plisi dije e urtësi e lavdi o’babaplak
Shtati shtatore, ku përkubden djepat e lirisë.
 
 
PAS ÇDO LUFTE, NË TETOVË…
 
Ka mote n’Tetovë, se di pse
Dita ka vesh e nata ka sy, si terri kur rri mbi tokë
Tetovarët m’duken pa atdhe
Si shtatët, ndër arena betejash, fitimtarë, pa kokë
 
Jetët u flakërojnë, si xixat e strallit, kur marrin flak’
Rreshtohen si dasmorët, për nusen e harruar, ndër mote
Kushtrim mbeten, si jeta kur e pi vdekjen, me gjak
Rreshtohen, shtigjeve të ikjeve, si nomad nëpër sy bote
Me kujtime lidhur ballit, ku jetës i thonë: jemi plak
Për t’i thënë, guximit dhe shpresës, jemi zjarr i kësaj toke
 
Ka mote n’Tetovë, se di pse
Dita ka vesh e nata ka sy, sikur robëria, tradhtinë
Tetovarët m’duken pa atdhe
Si shtatët, në arena betejash, si vdekjet, për lirinë.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s