Poezi “TANKA” nga libri “Ekuinoks” i autorit Vladimir Muça

 
Poezi “TANKA” nga libri “Ekuinoks” i autorit Vladimir Muça
 
 
***
 
Eci Myzeqesë,
Ngado mbreti diell
Si saç kapluar.
Sa më merr malli
Për flokët e shiut.
 
 
***
 
Në fund të prillit
Hap kanale kullues
Në arën e mbjellë.
Retë si langoj,
Kokëulur pas meje.
 
 
***
 
Ç’lumturi! Të zhytesh
Në arën e vaditur.
Në pëllëmbë,
Me shumë mirësi
Të vështrojnë bulkthit.
 
 
***
 
Në misërishten kalliçelë,
Degëthyer nga vapa,
Nis kënga e gjinkallave.
Retë qarkohen
Mbi ta në bogonishte.
 
 
***
 
Në Djerrin e shpatave
Asgjë s’pipëtin,
As çerr i gëmushës.
Dëshirat e mija
Jerm në zemrën e malluar.
 
 
***
 
Koder e Depos Ujit,
Sa herë të shoh
Më kaplon frymëzimi.
Në shikimin tim
Fushqetat e fëmijërisë.
 
 
***
 
Në Fushë -Kolzë
Më zuri Korriku.
Në syrin e ujit
Syri im fëmijërorë
Me lotët e mallit.
 
 
***
 
Korriku i saçtë
Mbi fushën e mbjellë.
Shiu i syve të mi
Ujon bimët e mekur,
Bollëku ngjallet.
 
 
***
 
Që në projekt
Parlamenti i ri,
Vështron qiellin.
Në shkallët e Pallatit
Shtohen rradhët e lypsave.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s