SHPIRT – Poezi nga Suzana Roberts / Shqipëroi: Vasil Çuklla

 
Poezi nga Suzana Roberts
 
 
SHPIRT
 
U rimëshirove dhe erdhe tek unë
Jeta të ish lodër, pasion dhe mister
Për mua, ishe Nënë, peshkop dhe gjeth në erë.
 
U rimëshirove, prej fajit të lirohesh
Urrejtje, hakmarrje
Të tillë gjë, jo, nuk ka
U rimëshirove, të kthesh disi reston
Asaj, tjetrës herë, që mba
Kujtimin kur ishim, shefa, partnerë, por vëllezër.
Nuk e di
Por jemi kaq të ngjashëm
Para dhimbjes, dashurisë, gëzimit!
Prej aty ju njoh
Dhe prej aty, ju më njihni.
 
Vë bast, të një jete pa ty
Ndërsa je, i kudodhur
Detyrat duke kryer, pa më patur në sy!
 
Kjo jetë e sheshtë
Më mësoi, të ze fundet
Të lulojë mes dritës dhe poezisë
Të kuptoj procesin
Mes teje dhe meje
Ndër vite për t’ju parë, më mirë
Dritnajë për të mbledhur
Si gjakun ndër deje
Mes bubullimës – heshtjes, kaq të dlirë.
 
Një ag do të pikturoj, me trëndafila të akujt
Dhe do të ftoj, gjithë ëngjëjt e fjetur
Derisa ti, shpirti im,
misionin hyjnor tëndin të kuptosh
mes ciklit perandorak të jetës.
 
 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s