Shtëpia Botuese ATUNIS promovoi në Bibliotekën Kombëtare Pjetër Bogdani”, Prishtinë, librat: “Perëndeshë që më pushton” “Koha s’falë mëkate” dhe “Shtigjeve të jetës” të autorit Xhemajli Shala

 
Shtëpia Botuese ATUNIS promovoi në Bibliotekën Kombëtare Pjetër Bogdani”, Prishtinë, librat: “Perëndeshë që më pushton” “Koha s’falë mëkate” dhe “Shtigjeve të jetës” të autorit Xhemajli Shala
 
 
Më 15 Korrik 2021, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë u mbajt përurimi i tri librave: “Perëndeshë që më pushton” “Koha s’falë mëkate” dhe “Shtigjeve të jetës” të autorit Xhemajli Shala., organizuar nga Shtëpia Botuese ATUNIS.
Me pjesmarrjen e miqve, krijuesve dhe lexuesve u mbajten kumtesa rreth prurjeve letrare të këtij autori, ku vlen të theksohet diskutimi i ngjallur rreth tematikës së veprave letrare, por dhe kuptimi ideo-estetik i tyre, gjë që krijoi një mundësi dhe qasje shumë më të detajuar rreth mesazhit të përcjellur por dhe formave poetike e strukturave të sjellura.
Në fjalën e përshëndetjes autori falenderoi në mënyrë të veçantë Shtëpinë Botuese ATUNIS për mundësinë e publikimit, autorët pjesmarrës, si dhe gjithë të ftuarit e tjerë dhe dashamirësit e poezisë shqipe.
 
 
Xhemajl Shala “Koha s’falë mëkate”, poezi
 
Poezi e ndjerë dhe shumëdimensionale
 
Përmbledhja më e re me poezi e poetit Xhemajl Shala “Koha s’falë mëkate” është e ndarë në tri cikle:
Në ciklin e parë “Ëndrrat më zgjojnë”, janë pëmbledhur poezitë me motive patriotike, që kanë për temë lirinë e vendlindjes, robërinë, mallin, dashurinë e madhe që e ndjen me një ndjesi më ndryshe nga të tjerët.
Poeti, përshkruan në detaje për atdheun se si ishte i robëruar dhe ajo që i jep më shumë fuqi është nxitja se si të dilet nga robëria.
Me një ndjesi të veçantë malli e dashurie për atdheun, ai përshkruan dhe të metat e tij, të cilat duhet të eliminohen, e që janë më të rralla këto shkrime, ku dominon, apo më mirë të themi edukon shumë breza se si duhet dashur atdheu, se ai nuk çlirohet vetëm me pushkë nga armiku, porse edhe përmes punës së zellshme e të pastër që tëmos sillet vendi në një kaos ekonomik e politik. Citojmë:
 
“Sj’u vie turp, para ekraneve
flasin jermishëm!
Hapu tokë,
gëlltit hutaqë e bubaqë
turpi i mbuloftë!”
 
(Aludimi, fq.)
 
Pra, përmes vargjeve ndjesore, të cilat i dalin nga shpirti, me një mllef e shpesh edhe qetësi, përshkruan ngjarjet e mëhershme politike të cilat kanë ndodhur, si robëria e pushtimi i vendit tonë, por njëkohësisht janë edhe ngjarjet e sotme aktuale, të cilat po e zbehin lirinë e fituar nga pushtuesit.
Ai parasheh se ende duhet luftuar për ta fituar lirinë e plotë, ngase ajo është gjysmake dhe jo e shijuar sa duhet. Kjo më së miri shihet në poezinë “Pagëzimi”, ku poeti e do lirinë e plotë, e jo që mbeti në gjysmë të rrugës, edhe pse u derdh shumë gjak për te. Lirinë e shumëpritur nga një popull i përvuajtur nga robëria shekullore ku shkruan:
 
“Ka lindur pa sy,
ende dikush
e ngre zvarrë!”
 
Në këtë poezi kuptojmë pakënaqësinë e poetit me realitetin shoqëror, i cili dita ditës po ndryshon nga koha e shumëpritur e lirisë. Liria nuk shijohet, nuk ndjehet, derisa ajo nuk është e plotë, ende jetojmë me errësirën dhe natën e pabesë, siç e quan Shala.
Dashuri e madhe ndaj atdheut, e bënë poetin më të ndjeshëm, sa që ai e titullon këtë cikël “Ëndrrat më zgjojnë”, meqenëse është i shqetësuar nga ngjarjet që ndodhin në vendlindje, ai nuk mund të flejë gjumë.
 
Në ciklin e dytë “Në kërkim të horizontit”, Xhemajli ka shkruar poezi me tematika të ndryshme nga jeta e përditshme, si ato filozofike, poashtu edhe edukative e humane për rininë. Ai, gjithherë në cak e ka mirësinë e dlirësinë shpirtërore, për njeriun që duhet të jetë me karakter të fortë dhe të largohet nga veset e këqia. Përmes vargjeve shprehë dashurinë e tij ndaj njeriut dhe gjithçkaje që e rrethon atë.
Poeti duke pritur për një jetë më të mirë, më reale, ai ngushëllohet shpesh dhe e sheh se ka vetëm heshtje e cila e brenë, citoj:
 
“Heshtjen e prishë
vetëm dallga
që zhurmon shkëmbinjëve,
dhe ndanë cepat e tyre
kur përplaset furishëm
dhe ikën duke u zhytur në zall!”
(As sonte, fq.)
 
Në ciklin e tretë “Aromë jasemini”, poeti përshkruan dashurinë e pastër që ka në shpirt, e që e ndjen më thellë, përmes kujtimeve të mëhershme dhe atyre ndjesive momentale. Duke bërë një përshkrim emocionues, ai ndalet shpesh dhe e shenjtëron dashurinë, se ajo e lumturon, e bën të ndjehet i lumtur deri në dehje dhe aq thellë e ndjen sa të dashurës i thotë “mos thuaj asgjë”, ku këtu e arrinë kulmin e ndjesisë. Ai ka lutje për dashuri, se bota është e varfër dhe e pakuptimtë nëse ka urrejtje.
Përmes kësaj përmbledhje me poezi, Xhemajl Shala e ka arritur qëllimin e duhur të mesazhit të tij.
 
 
 

Botuese : Hasije Selishta Kryeziu

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s