Tren ëndërror – Poezi nga Stefanos Parasqevas / Shqipëroi: Vasil Çuklla

 
Poezi nga Stefanos Parasqevas
 
 
Tren ëndërror
 
Një treni, me drejtim të paditur,
përherë,
të ikja desha,
qysh ende fëmi.
Dhe, as ku do më nxjerrë,
nuk desha t’ia di…
E vetmja, që shtëpisë më mbante,
të lidhur,
ish Nënokja ime, me të ëmblit sy…
Ish dashuria e saj Mëmësore.
Dhe, meqë ish vështirë,
të merrja një tren
trenin e ikjes, të vërtetin tren,
udhëtime bëja, nëpër ëndërr…
Kaloja male
Kaloja dete,
ura të gurta
dhe zabel…
Dhe, si ngaherë, një ditë tjetër gdhinte,
kur, ky rrugëtim,
befas,
qe ndërprerë…
Tash, që u rrita,
sërish e provoj…
Rishtaz ëndërroj…
Të futem, një vagoni…
Por, gjithë një fatorino
të rriturish kontrollor
do të vi dhe rreptë do të më thotë
se, biletat ëndërrore, nuk njihen!
Detyrohem aherë
nga treni të zbres
në vend që të fshihem!
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s