Kalendari poetik: Alfred Tennyson (1809-1892) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Alfred Tennyson
 
Kalendari poetik: Alfred Tennyson (1809-1892)
 
6 gushti është data e lindjes së poetit britanik Afred Tennyson; kulmi i lavdisë së tij qe në vitin 1850 kur shpall “Poet i lauruar i Britanisë së Madhe dhe Irlandës”, i dyti që fitonte këtë vlerësim të lartë pas poetit William Wordsworth. Nga mbretëresha Victoria mori titullin e fisnikërisë si Baron. Qe i pari ndër poetët që u ngrit në rangun e Parëve të mbretërisë britanike me emrin Alfred, Lord Tennyson. Ja një poezi prej tij në 212 vjetorin e lindjes:
 
 
IN MEMORIAM A. A. H
 
Ju them se nuk kam aspak zili
Tërbimin me hak, por të lajthitur,
As zogun, që në kuvli lindur,
S’ka parë në jetë pyll me sy;
 
As bishat zili s’ka pse t’i kem
Me që lejën e kanë me pash,
S’u quhet krim kur vrasin kafsh’,
Ndërgjegja për këtë nuk i bren;
 
As nuk e quaj të bekuar,
Zemrën që e lirë ka mbetur
Por mënjanë rri, si e fjetur;
Dhe për gjë s’është e dëshiruar.
 
Dhe është e vërtetë, për besë;
Kam vuajtur dhe flas si burrë;
Më mirë dashuro pa shpresë
Se të mos kesh dashuruar kurrë.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s