Ligor Shyti (Albania)

 
Ligor Shyti (Albania)
 
Ligor Shyti ka lindur në Përmet me 29/12/1957. Pas përfundimit të shkollës së mesme dhe sherbimit ushtarak, iu përkushtua jetës ushtarake, prej së cilës u shkëput prej një aksidenti të rëndë automobilistik, që e bëri të jetojë mbi një karrige me rrota. Pas korrikut të vitit 1991 i është kushtuar artit dhe letërsisë.
b. Në pranverën e vitit 2000 doli në qarkullim libri i tij i parë i titulluar “Çmimi i Faljes”, roman dhe më pas, në vitin 2003, doli libri i dytë “Letër nga Ferri”, roman. “Françi, mbesa e kapitenit”, roman (2007). “Në aerodromin e ëndrrave të mia”, lirika, 2009. Në 2012, doli në dritë romani “Ishte Eliana”. Në vitin 2021, doli vëllimi studimor me “ese dhe komente”. Ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme lokale, kombëtare të poezisë dhe fabulës dhe është vlerësuar me çmime të ndryshme si brenda vendit dhe në Itali e Greqi. Romani “Letër nga Ferri” është shpallur nga Lidhja ndërkombëtare e krijuesve “Pegasi” me qender ne Gjirokastër, si vepra më e arrirë e vitit 2005. Pjesë nga krijimtaria e tij janë botuar në shtypin e përditshëm lokal dhe atë kombëtar, si dhe në Kosovë, Sh.B.A. dhe Italinë e jugut. Kohët e fundit është paraqitur në shtyp edhe si përkthyes i gjuhës italiane. Tregime: “Detektivi”, tetor 2006. “Kuqoja”, qershor, 2008. “Ledia”, maj 2009. Etj.
 
c. Publicistikë:
 
“Në qendër të të gjitha gjërave qëndron Mirësia”, maj, 2000
“Kosina dhe kosinaret në vite”, shkurt, 2007.
“Bastioni” i socialistëve në Përmet, u shkërmoq”, janar, 2007.
d. Botime në gjuhë të huaja:
Romani “Françi, mbesa e kapitenit, përkthyer dhe botuar në Greqisht, italisht.
Cikël me poezi, botuar në resvistën italiane “Artisti a Confronto”në qytetin e Motolas (TA).Itali. “Në qendër të të gjithave qëndron mirësia” botuar në anglisht, revista “Mirësia”(2000.)
e. Përfaqësimi në tekste të librit shkollor.
Komente nga poeti Lumo Kolleshi per romanin “Letër nga Ferri”, esse, në librin: “Ese dhe komente” për shkollat e mesme.
f. Vendin e tij në letrat shqipe dhe vlerësimin kombëtar për të;
Është një zë i njohur në letërsinë shqipe dhe më tej. Prezantimi i krijimtarisë së tij në shtypin mbarëshqiptar me veprat e tij në prozë: “Çmimi i Faljes”, “Letër nga Ferri”, “Françi, mbesa e kapitenit” dhe “Ishte Eliana”, poezi: “Në aerodromin e ëndrrave të mia”, si dhe publikimi i vazhdueshëm në tregun mediativ të cikleve me poezi dhe tregimeve ne shtypin letrar shqiptar si: Tregime: “Detektivi”,tetor, 2006. “Kuqoja”, qershor, 2008. “Ledia”, maj 2009. Etj.
 
 
Ç’ PO NDODH ME TY?
 
 
Një miken time s’e kam parë
Më humbi sysh në mjegull bletësh
më duket sikur kam shumë kohë
më duket…
sikur kam prej vjetësh.
Kaluan ditë
javë
muaj
dhe s’po e shoh dot më me sy
E pyes veten, a jam në ëndërr
Ç’po ndodh kështu moj goc’ me ty?
 
Ke humbur rrugëve të blerta
A skutave të zemrës…
S’e di.
E pyes veten me çudi
Ç’po ndodh…
ç’po ndodh kështu me ty?
 
Me Bethovenin dashuruar
Apo Mozartin… kushedi
Po unë… shpesh e pyes veten
Ç’po ndodh…
Ç’po ndodh kështu me ty?
 
 
SYRI YT
 
Më the që kam sy fotografi
Se bukur ta përcolla syrin tënd
Unë sy të tjerë kam përcjellë
Po syri yt ka bërë fole në tjetër vend.
E di,
Se zemra jotë e bukur është e vështirë
E ndoshta shpirtit i dërgon shi loti
Po për dashurinë le të vuaj
Se puthjen tënde… o zot, më fal
Po çfaj kam unë që poet u linda
E për dashurinë qaj e shkruaj
Përpara buzëve të tua si qershi
Më duket vetja një idiot, i huaj.
 
Në djall të shkojë virtyt-njeriu
Që më mësoi të dashurohem që kur pija sisë,
Më paska marrë më qafë dashuria,
T’i puthje ato buzë
Qe për botën kulmi i marrëzisë…
 
 
HËNA
 
E mban mend hënën atë mbrëmje?
M’i zbriti nga qielli gjithë dashuritë
Sa kohë kisha pa u puthur
Sa kohë prisnin brenda meje çmenduritë.
E putha hënën vetmitare
Me afsh të nxehtë dashurie
O zot, sa bukur, lajkatare
M’i zbriti në tokë gjithë perenditë.
M’u bënë njësh male, pyje
zbriitën në tokë miliarda yje.
 
E dua diellin, malin, fushën, dritën, lirinë,
Dhe yllin që lëshon dritë
Për ato buzë në dritë të hënës
Mallkuar qofshin perënditë.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s