Poezi nga Alisa Velaj

 
Poezi nga Alisa Velaj
 
 
***
 
Kyçur dera si shpirti,
udhës gjethe,
porta në ngjyrë të blertë.
E diela i shfaqet në po atë ngjyrë.
 
Oleandrat çelur kanë në degët sipër portës.
Ai nga brenda hesht pa pra.
Nuk del se nuk del.
Mat qiellin me pëllëmbët e duarve
thërret fëmijërinë me emra lulesh
mallëngjehet dhe harron ngjyrën e dashurisë.
 
Ai e do dashurinë dhe do që ajo ta dojë.
Ka vite që e thërret Oleandër
(me zë të ulët, shumë të ulet).
 
Dashuria e do atë dhe s’di ku ta kërkojë.
Në dhomën e kyçur si shpirti ai është
stina e tij.
 
 
HYMN
 
Janë lule pa emër me fytyrë nga deti
si foshnja të posalindura që për pak
nuk iu ndje e qara përshëndetëse
për tokën e dallgëve.
 
Gëzoju dritës shpirt
me gëzimin më të plotë për një emër hareje
që e shkund pikëllimën si pluhurin e padukshëm
nga petale trëndafili.
 
E lehtë për t’u mësuar çdo këngë rrënimi
e lehtë, e lehtë kujtesë e erës zajeve të bregut
lëbyrur nga uji dhe kripa e bardhē.
 
Përpije lëbyrjen e gurëzave shpirt
Vjen përherë e papritur shija
në ujërat e dashurisë!
 
Shënim i botuesit: Sa herë që lexon diçka nga Alisa, duhet të mendosh së pari zanafillën e mendimit që të përhumb dhe degdis; herë tek dera e një porte pa trokitje që qëndoron e hapur për të mirëpritur botën e gjelbër që ka emrin e bijës së diellit dhe herë të nxjerr jashtë nga vetja, në soditjen e atij pragu që ndan ngjyrat e jetës dhe rrëfen se gëzimi i dritës zgjat aq sa valët e prekura në breg, ku çdo perpjekje është më shumë se një kufi i atij sugjestioni që na mëson me këngën e rrënimit por dhe na ngre mbi gurët e lëbyrtjes së shpirtit.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s