Poezi nga Arqile Vasil Gjata

 
Poezi nga Arqile Vasil Gjata
 
 
Ç’FAJ KAM UNË PSE TË DASHUROJ!
 
“Që të lind dashuria nevoitet admirimi fizik dhe ai shpirtërorë.”
Ç’faj kam unë…
Pse ti je buzëqeshja ime e munguar.
Nuk është faji im që sytë e tu
në shpirtin tim kanë rënë.
 
Mëkatari nuk jam unë,
pse ti je ëndrra ime e përnatëshme.
Për buzët e tua plot ëmbëlsi,
më drithërohej shpirti!
 
Ç’faj kam …
kur mbi gjoksin tënd
dhe ëngjëjt kryqëzohen,
për gushën tënde aromë ndjellëse,
dhe paskam faj, pse të dashuroj!?…
 
 
Përfytyrime Nëpër Vargje…
 
Të shikosh dëborën dhe erën
kaq afër nëpër fshat e t‘i ledhatosh me duar cung
në këto vise të veriut,
rrezikon të trembesh nga ulërima e egërsirave,
që si muzikë-Pop- bredhërijnë
nëpër shtëpitë e fshatit.
 
Në ish sheshin e Katundit
grinden të humburat melodi
në skamje për kufoma këngësh,
dhe shëmtitë e tyre shëtisin asfalteve
për të qenë të lumtur një çast.
 
* * *
Kishte sëmundje të keqe…
Sytë i dridheshin nën mbulesën e qerpikëve të gjatë
me bojë dyshimesh shkruar.
Dikush e ngriti në krah deri te frymëmarrja,
që i përgjigjej peshës së tij të lodhur.
Kështu, përsëri zbriti të ndiqte shtëpinë e vet që lundronte mbi lumë.
 
* * *
Duke ardhur rreth e qark vetes për të parë,
çfarë kam për të lënë peng,
si një mendim i prishur
rrjedhojë e fërkimit me jetën
m‘u tha qëllimi i vetes,
të shkoj te pragu i një kasolleje,
ku jeta ecën shaluar mbi një mëz
për të gjuajtur lepuj.
 
Janar 2010
Nga vëllimi poetik “Jeta më Vjenë si Poezi”, botuar nga Shtëpia Botuese LULU në SH.B.A
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s