Poezi nga Edmond Shallvari

 
Poezi nga Edmond Shallvari
 
 
DISTANCË
 
Në provë mos më verë, është tejkaluar prova
Mundim i stërlashtë, lashtësisht munduar
Me Odisenë e Homerit ka kohë që u lodha
S’të dua më Penelopë, veten Odise s’e dua.
 
Mos më bëj të përmbys legjenda, ta riverboj Homerin
Perënditë t’ja çmend, përmbys t’ja kthej çdo varg
Purgatorin në parajsë t’ja kthej Dante Alighierit
T’ja kthej Uilliam Shekspirit tragjeditë në shaka.
 
Kupton se ç’mund të bëj, bota s’do ma falë
Mua jo dhe jo, por as ty, e dashur
Nuk qenka kaq e lehtë ta ndjej si në përrallë
Si në legjendë ta ndjej distancën e pamatur.
 
 
Vetkujtesë
 
Mos e mat ecjen me hapat e hedhur
Me hapat e pahedhur, largësinë mos e mat
Kur para teje shumë udhë ka mbetur
Kurse kohë, ah kohë, ka mbetur shumë pak!
 
Mos e mat moshën me kohën e ikur
Me kohën e pa ikur, ç’ka mbetur mos e mat
Mund edhe para një shekulli të jesh lindur
Dhe ti të ndjesh lindvdekjen çdo çast.
 
Mos e mat mendjen me fjalët e thëna
Me fjalët e pathëna, heshtjen mos e mat
Shiko shpirtit tënd, çfarë bote mban brenda
Dhe botën shiko, çfarë nga shpirti yt mban.
 
 
FAQEZINJTË
 
Ju kam njohur qysh në embrion faqezinj
Por etika e gjenezës më përmbante
Të lëshoja thirrjen time për kushtrim
Tash pësoj etikën time injorante.
 
Të më bëhet mirë e paq, nuk kini faj
Mua po e po, por dhe të tjerëve të ngjashëm
Se ju pritëm zbritur qiellit si heronj
Si të ishit lajmëtarë për parajsën.
 
Kur mësuat aqe shpejt atë zanat
Në kaq pakëz vend të ngrinit pranë e pranë
Aqe pranë, sa një fije floku ndan
Ferrin popullor nga e juaja parajsë?
 
Nuk me njihni, po ju them që jam profet
Gjeni vrimë ku të futeni pas kësaj
Fijen e flokut shpata e Demokleut pret
Ferri i Dantes do të jetë një shaka.
 
@Edmond Shallvari

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s