ZBULOVA ENIGMËN / Poezi nga Rrahim Ganiu

 
Poezi nga Rrahim Ganiu
 
 
ZBULOVA ENIGMËN
 
1
Një zë i ëmbël më erdhi
Vjedhurazi
Veshi im u shenjtërua
Syri im kap sekretin
Zemra më bëhet diell
Goditje e bukurisë së
Hollë
Shiko një nektar lule
Flet me mua më prek
Me dorë
E pranoj,jam xheloz
Nuk dua as mizat ta prekin
Lëkurën e saj
E dua ashtu si e pashë
Në shkëlqimin e parë
Bashkë me shikimin e saj
Tinzar
 
2
Meteori ra në kopshtin
Magjik
Nuk ka ftohtësi ku është
E pranishme ngrohtësia
Dashuria çan shkrepa
Afron brigje
 
3
Syzezë magji e shpirtit
Tim
Erdhe në folenë e ëndrrave
Të mia në folënë e zogut
Të vetmuar
Bashkë me dy molla të kuqe
Të plota
Të kafshohen me buzët
E ambroziumit
Të olimpit të zotrave të lashtë
Të prita në ankth, me zërin
E orfeut
Me sy të gjelbër ylberi
Sonte zbulova enigmën
 
Rrahim Ganiu – Shkup

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s