Kalendari poetik: Nina Berberova (1901 – 1993) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Nina Berberova
 
Kalendari poetik: Nina Berberova (1901 – 1993)
 
Sot është 120 vjetori i lindjes së shkrimtares dhe poetes së njohur ruse. U lind në Shën Pjetërburburg, asokohe kryeqytet i perandorisë ruse. I ati ishte funksionar në ministrinë e financave me prejardhje armene, nëna e saj ishte ruse. Ajo dhe familja e saj e pritën me frikë revolucionin bolshevik; frikë që u shtua me kalimin e viteve kur panë persekutimin e pamëshirshëm ndaj intelektualëve nga pushteti sovjetik, për të cilin ata (intelektualët) ishin armiq të natyrshëm. Në vitin 1922 u largua nga Rusia dhe u vendos në Paris ku qëndroi deri në vitin 1950 para se të shkonte në SHBA, ku jetoi deri në fund. Nina Berberova ishte zëri i përmallshëm poetik i mërgatës ruse, për të cilën atdheu i dashur u bë vend i mallkuar dhe filloi të shndërrohej në një vend të përfytyruar, pjellë e imagjinatës, se sa vend real. Ja një poezi nga Berberova:
 
 
ZEMRA JONË (НАШЕ СЕРДЦЕ)
 
Zemra s’bën dot pa dashuri.
Erret dita, viti kalon,
Çdo gjë shkon, zemra përsëri
Veç stinët dhe ujët dëgjon.
 
Dhe vazhdon zemra rreh parreshtur.
Shohim në skenë duke lozur,
S’e di pse na bën për të qeshur
Një shpatangrënës i plagosur,
 
Prestidigjatorin e ngratë,
Që si kometë flakëron,
Me gojën q’i ka marrë flakë
Dhe zemrës sonë i kujton:
 
Se nga dashuria s’heq dorë,
Sidoqoftë ajo jeton.
Sado ësht’e brishtë, e vogël,
Dhe kur s’merr frym’ e fërgëllon,
 
Dhe thotë se dhe kur merr plagë
Nga gjithçka e vret, e lëndon,
Cektina, thellësi a dallgë,
Mbahet fort, gjithsesi jeton:
 
E shkelin me këmbë dhe s’thyhet
E djegin me flakë dhe s’digjet.
 
 

© shqipëroi nga rusishtja Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s