Poezi nga Agim Desku

 
Poezi nga Agim Desku
 
 
LUTJE
 
Sërish erdha t’i bëjë lutje yllit të Davidit
T’ia ngjalli shpresat qytetit tim të thyer
Që ngjanë me Zotin tim Alban
 
Sa me fat që i falëm këtij populli
Kur më dhuroj kurorën e Amerikës
Çfarë t’i them jetës sot e dymijë vite
Nëse nuk do ringjallej Prometheu
 
A do të kishim mbetur sërish në legjendë
Për pavdekësinë e kalasë së Rozafës
 
Të lexohehet diku për ne në ndonjë përrallë
Dikur në shpirtin tim jetonte Fishta i gjallë
 
Kurrë nuk i besuam të vërtetës së hidhur
Të lënë peng nëpër faqet e historisë
Pa i besue përse Homeri u vërbue
 
Në këtë ditë të shenjtë lutje i bëj Gjergjit
E puthi shpatën e tij dhe kryqëzohem
Në emrin tim dhe bac Ademit
 
Zjarreve prekaziane ju falëm.
 
 
MBRET JAM
 
Shqipet ma thonë
Cili është Zoti im
Në gjuhën e Gjergjit
Serish Mbret jam.
 
Kur jam rikthyer prapë në tokë
Zbrita bashkë më zërin e zanave
Buzëqeshjet m´i fali hëna
Nga zemra më bekoj nëna.
 
Mbret dua të jem i diellit
Të ndaj dritën më miqt e mij
Në flakë të shndërrohem nëse dëshironi
Fjalës i them vetëm si mbret i diellit më besoni.
 
Dua të jem edhe mbret i hyjnive
Të ngriti Shqipërinë mbi fuqinë e fjalës
Edhe nëse mbetëm një palaço a i dehur i Evropës
Më mjafton t´i numëroj yjet kah zbresin orë e çast tokës.
 
Mbret dhe shkuar mbreti shqipet më kujtojnë
Mbretërinë e Agronit dhe Teutës kur zanat festojnë
Ndersa unë festoj Gjergjin,mbretin tim
E ngriti mbi flakën e Natës se Zjarreve emrin Agim.
 
 
SYTË E DIELLIT
 
Dikur këta sy ngrohnin edhe qiellin
Sa luftëtarë të shpirtit krijuan
Me jetën nganjëherë edhe u dehen
 
Të krisur u bënë për emrin e poetit
Të shkruar vargut t’pafund
 
Heshtja një ditë ia vërboj sytë e diellit
Edhe sytë e tu sonte në buzëqeshje heshtin
Kërkojnë të takohen me ndonjë nga ëndrrat e mia
 
Dhe unë iku diku në mesin e ngjyrave të ylberit
Të takoj vetëm sytë e tu të shndërruar në takime yjesh
 
Sonte sytë e diellit u takuan me sytë e tu
Krejt bota u bë ngrohtësi shpirti
 
Sonte edhe dyluftuam mes përmes detit të pafund
Unë u bëra një lumë i etjeve djaloshare
 
Ti më pranove heshtjen si armë që shëmb kalatë e djajëve
Ku botës ia kanë zënë frymën,ia kanë marrë lirinë
 
Nëse një ditë prapë t῾i takoj sytë e tu të heshtur
Dua t’ia marrë buzëqeshjen hënës
Me të dua ta zhdukë heshtjen që dhemb
 
Të shkruaj nëpër legjenda që kurrë ma nuk kthehen
 
Heshtjen do ta mbyti sonte me shiun e lotit tim
Që tërë këtë pranverë mbushi lumejtë e atdheut tim
Në detin që ruan dhembjet e Titanikut
Aty ku edhe u zbrazën.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s