Kalendari poetik: Armando Bettozzi 1945 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Armando Bettozzi
 
Kalendari poetik: Armando Bettozzi 1945
 
Sot, më 10 gusht, mbush 76 vjeç. Muzikant dhe poet, shkruan poezi dhe sonete në dialektin romanesk dhe në italishten zyrtare. Ka fituar shumë çmime gjatë karrierës. Ky qe poeti që përzgjodha prej atyre që kanë sot datën e lindjes. Ja një poezi prej tij në të folmen e Tironës:
 
 
SHESHI PINÇO (*)
 
Eee, ata ishin Hunë e na pushtun!
Jetojshin tuj grabit e tuj shkatrru,
Për bukuri, art, as u bite n’men,
Pranej bon copash ne s’lon gjo me j’ven.
 
…Punojn ke Sheshi Pinço medemek,
S’di si m’e kallxu, kjo s’ka byth me nejt,
Thojn bohet parkim, çër di un mër burr,
Rrumpalla modhe osht, kryq ene tërthur.
 
Pllakat e mermerit po i sakatojn’
Ene m’bohet vallaj sikur p’i ngjoj:
“Çëre boni mër t’çmen, çër bo mër matuf!
Mos e prish Sheshin se osht ven vakuf!
 
Vakuf për çër ka met pri historis lashtë,
shyqyr q’i kina, po ju qekët kafshë,
Po tuj shkatarru, gjo më kom’ s’po leni
Për çër na kallxo historin e venit
 
Ne qytetit, po juve s’ju bohet von!”
Ka për të t’mrojt o Romë, vetëm kush të don
Para do t’i dalim atij qi t’shkatrron
Ene do t’i thomi:- “Mos mër, çër po bon!
 
Nji thesar shko për lesh ku shtrohet betoni!
Nji thesar t’modh qi s’dihet ku e çoni!
E gjith kjo pun, mu m’gja budallallik:
Por a m’thoni iher, turp s’ju vje içik?”
 
(*)sheshi Pincio-një nga sheshet kryesore të Romës
 
“Nji thesar shko për lesh ku shtrohet betoni!”…thotë poeti, betoni mbyti qytetet tona duke varrosur thesare arkeologjike, Durrës, Tiranë dhe kudo, tani prishën edhe ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe po e mbulojnë me beton e me kulla, për të pastruar paratë e drogës dhe të mbushin xhepat pusht – etarët dhe Guvernatorët e radhës…
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s