Kalendari poetik: Havzi Nela (1934-1988) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Havzi Nela
 
Kalendari poetik: Havzi Nela (1934-1988)
 
10 gusht – dita kur u var i fundmi poet nga ish kampi socialist
E varën në litar më 10 gusht 1988. I fundit poet i dënuar me vdekje në të gjithë lindjen komuniste. Në kohën e presidentit të “butë” ramis alia, ai që na pruri demokracinë “pa viktima”…vetëm me ca qindra të vrarë në kufi më 1989-90… Para nja dhjetë vitesh, kur sapo pata hapur faqen time në fb, lexoja një shkrim për martirin te gazeta Shekulli. Te komentet, një pusht, që s’ia mbaj mend emrin, por vetëm që ishte publicist dhe jetonte në SHBA(!), shkruante: “…s’i kuptoj këta njerëz që akuzojnë shtetin për varjen e Havzi Nelës, kur ai vetë kishte pranuar fajin në hetuesi dhe para trupit gjykues…”. Ç’të thuash për atë qen bir qeni! E mbani mend fehmi abdiun? Deri vonë, në “kohën e demokracisë” medemek…ai klysh komunist qe kryetar i gjykatës kushtetuese, ato ditë qe kryetar i gjykatës së lartë që miratoi përfundimisht dënimin me varje në litar…pa zënë në gojë firmëtarët e tjerë, se janë bërë bozë emrat e tyre si kristaq rama etj. Gjykatësja Fatmira Laska është dekoruar, në vend që të dënohej.
Kam botuar një antologji me poetë disidentë nga vendet e ish kampit socialist dhe njëkohësisht shoh edhe biografinë e tyre. Me mizoritë e regjimit pervers enverist, më i ndyri, më krimineli në të gjithë botën ish-komuniste, nuk matet asnjë nga ato vende.
 
 
NË QELIT’ E BURGUT…
 
Në qelit’ e burgut pa ajër e pa dritë,
Fryma po më merret, m’janë terrue sytë.
Po dergjem i mjeri, mbahem, rroj me shpresë,
Jeta m’u randue, dëshirë nuk kam të vdes.
 
Mishnat po shkallmohen, kockat më kërcasin,
Barkun gjithmonë unshëm, policët bërtasin.
Pres t’afrohet ora, pres të hapet dera,
Pres t’më sjellin ngranjen si kafsha e mjerë.
 
Unshëm ulem ha, ma unshëm kur çohem,
Nuk qahem pse soset, skamjes s’i nënshtrohem;
I nënshtrohem ligjit, jetoj me rregulloren,
Dhe po t’jesh lypsar s’ke kujt t’ia shtrish dorën.
 
Dit’ e net i mbyllun si zogu n’kuvli,
Për shtrojë e mbulojë me tri batani!
Batani të vjetra, as njena as tjetra,
Gjith pluhun e llum, janë ma trashë se letra.
 
Kur vjen orë e gjumit, kur shtrihem me fjetë,
Mendja m’arratiset, shpërndahet si retë,
Po merr fushat, malet, ikë më le mue t’zinë
Fluturon e s’ndalet, s’e duron robninë.
 
Sa n’nji krah në tjetrin, ikë nata, kalon,
Mpi e fort ligshtue, polici më zgjon!
Lind nji ditë e re krejt si ditët e tjera,
Unë shpend i ngujuem, pres të hapet dera.
 
Ah, kjo derë e randë, kjo qeli kobare!
Ma cfilitën trupin, zemra s’ndihet fare;
Me durim përgjoj kur do t’ma hapin derën,
Po e pres lirinë si zogu pranverën!
 
 

Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s