Kalendari poetik: Sara Teasdale (1884-1933) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Sara Teasdale
 
Kalendari poetik: Sara Teasdale (1884-1933)
 
8 gushti është data e lindjes së poetes së njohur lirike amerikane. Në fëmini qe shëndetligë, vetëm në moshën 10 vjeçare mundi të dilte nga shtëpia, kur mbushi katërmbëdhjetë prindët vendosën ta rregjistrojnë në shkollë, por nuk arriti të merrte asnjë dëftesë. Poezia e saj e parë u botua në vitin 1907 në një gazetë dhe po atë vit u botua dhe një përmbledhje me poezitë e saj, që u prit mjaft mirë nga kritika. Për arësye sentimentale vrau veten me një mbidozë barnash gjumi në vitin 1933. Ja një poezi e saj:
 
 
MESNATË
 
Se ç’është jeta, po kuptoj më në fund,
Asgjë s’mbaron, gjithçka sa ka filluar,
Dhe fitoret e arritura me aq mund
Në të vërtetë, kurrë s’qenkan fituar.
 
Madje dhe dashuria, q’i bëra strehë në shpirtin tim,
Si mik grindavec, turivarur më rri,
Dhe as muzika, as e qeshura, as lëvdimi
S’janë më mirë se qetësia, pushimi.
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s