Kronik – e shbërjes së Evias – Poezi nga Jorgos Bllanas / Shqipëroi: Vasil Çuklla

 
Poezi nga Jorgos Bllanas
 
 
Kronik – e shbërjes së Evias
 
Këtu jemi, nuk ikim
nuk ka, se si e lemë
mes flakësh jetën tonë
të mund, të shpëtojmë vdekjen,
që gjithë dhe veç gjallon.
Mesazhet qesharake ndaloni t’i dërgoni
tek çirreni dhe ngjireni, për arinë tonë!
 
Këtu jemi, nuk ikim
do të biem bashkë
me shpresat tona,
tek godasim me zjarr
zjarrin e paqtisë suaj
Janë tonat,
sikundër, tuajat janë
shpirtrat, rrënjësisht të përtharë
 
Këtu jemi, nuk ikim
ejani të mblidhni
kufomat tona,
nën vaguj, të dyllit –
ose lerini: ju përkasin
shpitrave të pyllit
 
Këtu jemi, nuk ikim
ama, për një gjë na vjen keq:
ne do të luftojmë
kur ju të vraponi
në një llagëm të Afrikës
të futi, të shpëtoni,
nga zjarret e luftës.
 
 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s