ZJARRET / Poezi nga Odise Kote

 
Poezi nga Odise Kote
 
 
ZJARRET
 
Kodrina të zhytura në tym e flakë,
sikur tkurret koha,
përzhitur, djegur, fytyrë e tokës si e pagjak.
Fushës krokasin njê tufê shkurtash të trullosura,
anuar kokat nga zëri qê vjen prej larg.
 
I keni parë si u egërsuan shpina e irriqit dhe gjëmbaçët,
si u shkulën lulet nga xhufkat e jargavanëve?
Duhen sy tê pastër, nga vesa a shiu lagur,
për të parë ç’fshihet brenda syve të zjarreve.
 
Si u afruan flakët, tundën degët e një shege nê oborr,
rrëzuan në shkulm shi pikëlimash të shndritshme qê u venitën shpejt.
Dielli e kishte pirë gjith’ ujin e dherave dhe argëtohej,
me shkêlqimin e gjetheve që treten, pērvëlimit në eter.
 
Kodrina të zhytura në tym e flakë,
sikur tkurret koha,
dhimbje rrēnjësh e pemësh degëgjerë.
Toka veshur me fustanin e zisë,
tafta të zezë …
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s